VLEN kërkon përgjegjësi për tragjedinë e Tetovës: heshtja e Ali Ahmetit dhe vendimi i Islam Abazit ngrenë pikëpyetje

VLEN ka përsëritur kërkesën për sqarime lidhur me tragjedinë në Tetovë, duke iu drejtuar kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, si dhe Prokurorisë për vendimin për mbylljen e procedurës që lidhet me prokurimin e 19 spitaleve modulare.

Të lidhura

None found

Sipas kësaj partie, pas reagimit të një dite më parë, pritej që Ahmeti dhe BDI-ja të jepnin një përgjigje, por kjo nuk ka ndodhur. VLEN thekson se mungesa e reagimit vijon edhe përballë ngjarjes tragjike ku në Tetovë humbën jetën 14 persona.

Partia opozitare kërkon gjithashtu të dijë se mbi çfarë baze Prokuroria vendosi të mbyllë procedurën për prokurimet e spitaleve modulare. Për këtë çështje, VLEN kërkon një shpjegim të plotë nga Islam Abazi, i cili aktualisht drejton Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

VLEN vlerëson se çështja nuk përmban vetëm përgjegjësi juridike, por edhe politike. Sipas partisë, tragjedia ndodhi në periudhën kur BDI-ja ishte në pushtet, ndërsa pesë vite pas nisjes së hetimit familjet e viktimave ende përballen me shumë pyetje pa përgjigje.

“Dje kërkuam përgjigje. Sot kërkojmë edhe më shumë transparencë”, thuhet në reagimin e VLEN-it. Sipas kësaj partie, përfundimi i një procedure nuk i mbyll pyetjet dhe as nuk e shmang përgjegjësinë politike.

VLEN deklaron se do ta vijojë ta mbajë këtë çështje në qendër të vëmendjes publike, deri në dhënien e përgjigjeve të qarta për rrethanat që lidhen me 14 viktimat e tragjedisë së Tetovës.


Shtuar 23.08.2026 15:33

matbetsultanbeyli escortiptv satın alİmajbetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahisligobetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomBetparibuHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetJojobetJojobetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetroketbet girişromabet girişJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet Giriş