Categories: maqedoni

VLEN akuzon BDI-në për pengimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat

Driton Sulejmani, zëdhënës i partisë VLEN, e akuzoi BDI-në opozitare se po pengon miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Ai u shpreh i habitur që BDI-ja nuk po e mbështet këtë zgjidhje ligjore, të cilën e cilësoi si një ndër elementet thelbësore për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Të lidhura

None found

Sipas Sulejmanit, gjatë dy dekadave në pushtet, BDI-ja e kishte mundësinë ta zgjidhte këtë çështje, por nuk e bëri. Ai pretendoi se kjo parti tani po e bllokon procesin, pikërisht në kohën kur po synohet krijimi i një kornize të re ligjore për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

Zëdhënësi i VLEN-it deklaroi se ligji në fjalë e avancon përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, duke e ngritur atë nga niveli i një mekanizmi në një kategori ligjore. Sipas tij, sjellja e BDI-së nuk është e hijshme dhe bie ndesh me interesat e shqiptarëve të Maqedonisë. Sulejmani tha se bllokimi i këtij ligji është i njëjtë me pengimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve apo të decentralizimit, pasi të gjitha këto çështje përbëjnë pjesë esenciale të Marrëveshjes së Ohrit.

Ai shprehu shpresën se BDI-ja, më në fund, do të vetëdijësohet dhe do ta rishqyrtojë qëndrimin e saj ndaj Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat.

Sulejmani iu referua gjithashtu miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në vitin 2018. Ai kujtoi se, ndonëse atëherë ishin në opozitë dhe vlerësonin se ligji nuk përbënte zgjidhjen ideale e as nuk e rregullonte plotësisht çështjen e gjuhës shqipe, megjithatë e kishin mbështetur. Sipas tij, përkrahja ishte dhënë pavarësisht kritikave, me synimin që të shënohej një hap përpara drejt zgjidhjes së kësaj çështjeje.

të fundit

Gjithçka në duart e AKSHI-t, OECD: Shqipëria ka modelin më të centralizuar të shërbimeve digjitale në rajon

Shqipëria ka modelin më të centralizuar të administrimit të shërbimeve publike digjitale në Ballkanin Perëndimor, me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë…

19 seconds ago

Malisheva përballet me Feronikelin 74, ndërsa Dukagjini pret Gjilanin në mbyllje të xhiros së 11-të

Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet me dy ndeshje që janë në program për t'u zhvilluar…

11 minutes ago

Protestë e pestë radhazi në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn

Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…

17 minutes ago

Lista e paramilitarëve serbë të dyshuar për krime në Kosovë

Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…

27 minutes ago

Investimet kapitale të Kosovës arrijnë vetëm 30% të buxhetit të planifikuar

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…

28 minutes ago

Humbja e Vuçiqit nuk garanton ndryshim në Serbi, Bosch: Nacionalizmi mund të mbizotërojë dhe të ndikojë Kosovën

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…

28 minutes ago