Categories: maqedoni

VLEN: Marrëveshja e Ohrit nuk është pronë e BDI-së

Nga VLEN akuzojnë BDI-në se po e trajton sërish Marrëveshjen e Ohrit si pronë ekskluzive të saj. Sipas kësaj partie, BDI-ja pretendon se po e mbron dokumentin, por në realitet po e përdor për interesat e veta partiake. VLEN thekson se subjekti që dikur u vetëshpall edhe “i gjelbër”, sot po pengon zbatimin e një prej shtyllave kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

Të lidhura

None found

VLEN rikujton se gjatë 22 vjetëve BDI-ja kishte ministra, deputetë dhe pushtet të gjerë, ndaj mund ta miratonte ligjin në çdo moment. Sipas tyre, kjo nuk ndodhi jo për mungesë njohurish, por sepse BDI-ja nuk kishte vullnet për ta bërë.

“Në mungesë të ligjit, punësimet shpërndaheshin si të ishin dhurata personale të Ali Ahmetit, duke mbajtur peng nga një familje për çdo vend pune. Dyert hapeshin për ata që ishin me BDI-në, ndërsa të tjerët mbeteshin jashtë. Pikërisht për këtë arsye nuk u leverdiste që përfaqësimi i drejtë të garantohej si e drejtë ligjore”, deklarojnë nga VLEN.

Sipas kësaj partie, tani që Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është vendosur në tavolinë, BDI-ja po tenton ta pengojë. VLEN pretendon se mekanizmi i Badenterit, i paraparë për mbrojtjen e interesave të bashkësive, është kthyer nga BDI-ja në një mjet partiak kundër çdo zgjidhjeje që nuk e ka miratimin e saj.

“Për BDI-në nuk ka rëndësi se çfarë përfitojnë shqiptarët, por vetëm që VLEN-i të mos arrijë sukses. Kur janë pjesë e pushtetit, çdo gjë u duket në rregull, ndërsa sapo humbin kolltuqet kërkojnë të bllokohet edhe shteti. Kjo mënyrë veprimi nuk kalon më. Marrëveshja e Ohrit nuk është tapi e Ali Ahmetit, as pronë e BDI-së dhe as trashëgimi e karrigexhinjve të Reçicës së Vogël. Ajo buron nga sakrifica e një populli të tërë”, thonë nga VLEN.

Në reagim nënvizohet se përfaqësimi i drejtë nuk duhet parë si lëmoshë e një partie, por si e drejtë e qytetarëve dhe obligim i shtetit. VLEN përfundon se BDI-ja nuk e miratoi ligjin për 22 vjet, ndërsa tani po përpiqet ta bllokojë, duke kërkuar që procesi të vazhdojë pa shantazhe dhe pa bllokada.

të fundit

Barometri i Ballkanit: 55% e shqiptarëve kanë si përparësi uljen e tarifave të energjisë

Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për…

4 minutes ago

Bërvenica voton sot në raundin e dytë për kryetar komune

Në Komunën e Bërvenicës, sot zhvillohet raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, ku përballë njëri-tjetrit janë Stojanço Radiçevski…

5 minutes ago

Ka një nivel fantastik” – Flick vlerëson Yamalin dhe i kërkon përmirësim në duelet një kundër një

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, beson se Lamine Yamal ende nuk e ka arritur nivelin e tij më të mirë,…

11 minutes ago

Lista Studentore premton dialog me Prishtinën, por brenda kornizës kushtetuese serbe

BE-ja i kujton Beogradit se ndërrimi i pushtetit nuk i ndryshon detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit.…

21 minutes ago

Kurti paralajmëron miratimin e buxhetit 2027: investimet kapitale kapërcejnë 1 miliard euro

Kryeministri tha se për herë të parë shpenzimet kapitale do të kalojnë kufirin e një miliard eurove. Qeveria e Kosovës…

21 minutes ago

Besimi te dashuria përplaset në Big Brother VIP Kosova, Anjeza, Zoja dhe Antoneta kundër Akilit

Tema e dashurisë ka nxitur diskutime mes banorëve të Big Brother VIP Kosova, ku ata kanë ndarë mendimet dhe përvojat…

21 minutes ago