Categories: maqedoni

Ademi ngre pikëpyetje për VLEN-in: Me çfarë mekanizmi do të shkarkohen të zgjedhurit që nuk zbatojnë ligjin?

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj deklarimeve të VLEN-it për mekanizmat që lidhen me zbatimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, duke vënë në pah dilema të forta për realizueshmërinë e masave ndëshkuese që janë paralajmëruar nga përfaqësues të koalicionit qeveritar.

Ademi thotë se VLEN po paraqet qëndrimin se, në rast se ligji nuk respektohet, masa ndëshkuese do të ishte shkarkimi i drejtuesit të institucionit, edhe pse, sipas tij, një përcaktim i tillë nuk figuron në tekstin e ligjit.

Të lidhura

None found

“Sipas VLEN-it, nëse nuk respektohet Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, si masë ndëshkuese parashihet shkarkimi i udhëheqësit të institucionit, megjithëse kjo nuk shkruan askund.

Këtu shtrohet një pyetje legjitime: nëse ky ligj nuk respektohet nga Presidenti i shtetit ose nga kryetarët e komunave, si do të zbatohet masa e shkarkimit ndaj tyre? Cili është mekanizmi ligjor për mbajtjen e tyre përgjegjës? A ka VLEN përgjigje konkrete për këtë çështje?”, pyet Ademi.

të fundit

Shiroka-Pula viziton sot Forcën e Sigurisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, njëherësh komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Justina Shiroka-Pula, do të zhvillojë sot një…

2 minutes ago

Moti për 24 Nëntor 2026/ Rikthehen kthjellimet, por temperaturat bien dhe mund të ketë ngrica

Pas ditëve me reshje shiu dhe mot të paqëndrueshëm, e marta, pritet të sjellë një përmirësim të ndjeshëm të kushteve…

12 minutes ago

Programmers top the list of highest-paid professions in North Macedonia

Me një pagë mesatare prej 110.801 denarësh (rreth 1.802 euro), programuesit janë bindshëm më të paguarit në Maqedoninë e Veriut,…

20 minutes ago

Programuesit kryesojnë listën e profesioneve me pagat më të larta në Maqedoninë e Veriut

Me një pagë mesatare prej 110.801 denarësh (rreth 1.802 euro), programuesit janë bindshëm më të paguarit në Maqedoninë e Veriut,…

46 minutes ago

Shtatë sfida për të nxjerrë Manchester Unitedin nga kriza, mision i vështirë për Pochettinon

Mauricio Pochettino e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën e tij te Manchester Unitedi. Humbja 4-0 në debutimin…

8 hours ago

Nga vështirësitë te Chelsea te gara për kreun në Paris FC: Rosenior sfidon PSG-në

Liam Rosenior po përjeton një kapitull krejtësisht ndryshe në karrierën e tij si trajner. Pas largimit nga Chelsea, tekniku anglez…

8 hours ago