Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë me reagim për zhvillimet rreth Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, duke pretenduar se propozimi i koalicionit VLEN nuk siguron përfaqësim të drejtë të shqiptarëve në institucionet shtetërore.
None found
Sipas BDI-së, VLEN është bërë pjesë e Qeverisë “pa legjitimitet etnik” dhe për më shumë se dy vjet e ka promovuar këtë ligj si arritje historike. Partia opozitare vlerëson se teksti i propozuar nuk përfshin instrumente që do të garantonin zbatimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.
BDI pretendon se ligji është dërguar për procedurë pa kuota etnike, pa mekanizma institucionalë për zbatim dhe pa masa ndëshkuese ndaj atyre që e shkelin. Sipas saj, një zgjidhje e tillë nuk krijon garanci të vërteta për ruajtjen e të drejtave të shqiptarëve.
Partia thekson gjithashtu se projektligji nuk e ka marrë shumicën e kërkuar në Kuvend sipas parimit të Badenterit, gjë që, sipas BDI-së, tregon se ai nuk ka mbështetjen e deputetëve shqiptarë.
“BDI e bllokoi këtë përpjekje për të legalizuar cenimin e të drejtave të shqiptarëve dhe do ta bllokojë çdo herë kur të tentohet që diskriminimi të paketohet si ligj”, thuhet në reagimin e partisë.
Në përmbyllje, BDI shprehet se do të vijojë angazhimin për mbrojtjen e të drejtave kolektive të shqiptarëve dhe respektimin e standardeve kushtetuese, duke iu referuar edhe parimeve të Marrëveshjes së Ohrit.
Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për…
Në Komunën e Bërvenicës, sot zhvillohet raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, ku përballë njëri-tjetrit janë Stojanço Radiçevski…
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, beson se Lamine Yamal ende nuk e ka arritur nivelin e tij më të mirë,…
BE-ja i kujton Beogradit se ndërrimi i pushtetit nuk i ndryshon detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit.…
Kryeministri tha se për herë të parë shpenzimet kapitale do të kalojnë kufirin e një miliard eurove. Qeveria e Kosovës…
Tema e dashurisë ka nxitur diskutime mes banorëve të Big Brother VIP Kosova, ku ata kanë ndarë mendimet dhe përvojat…