VIDEO/ Buçet kënga shqip në Kuvendin maqedonas, Ali Ahmeti i këndon heroit që luftoi serbët

Në ditën historike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ku për herë të parë në krye të qeverisë do të vijë një kryeministër shqiptar, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti shfaqet teksa këndon këngën për Kalosh Danin, një këngë patriotike.

Ahmeti ka luajtur rolin kryesor që kjo ëndërr të realizohet për shqiptarët.

Talat Xhaferi do të drejtojë qeverinë teknike që do të merret me organizimin e zgjedhjeve. Më herët, Ahmeti e ka konsideruar historike si për shqiptarët dhe për maqedonasit zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar.