Vazhdojnë protestat e transportuesve privatë në Maqedoninë e Veriut

Protestat e transportuesve privatë me bllokada do të vazhdojnë në Maqedoninë e Veriut, derisa nuk ka progres në situatën, deklaroi  Kemal Muriç nga “Slloboda prevoz”.

Ai shtoi se gjithçka mbetet e njëjtë, gjegjësisht derisa nuk ka ndonjë lëvizje në situatën do të ketë bllokada të disa rrugëve në kryeqytet.

Të lidhura

None found

Drejtori i “Makekspres prevoz” Millorad Dimitrijevski dje përmes një kumtese me shkrim tha se ndërmarrja nuk është organizatore e protestave dhe ju bëri thirrje partive politike që të mos i keqpërdorin transportuesit për zënka dhe pikë.

“Makekspres transport” nuk është organizator i protestave dhe nuk e dimë deri kur do të zgjasin protestat, nëse do të zgjerohen në rrugë të tjera dhe në çfarë formati do të protestohet. Apelojmë që partitë politike të mos i keqpërdorin kompaninë dhe transportuesit për zënka dhe pikë politike”, thuhet në kumtesën e Dimitrijevskit.

Autobusët privatë i vazhdojnë protestat e tyre edhe sot duke bllokuar disa nga rrugët kryesore në kryeqytet. Sipas deklaratave të tyre të mëparshme, ata nuk do t’i largojnë autobusët derisa të plotësohen kushtet e parapara për pagesën e borxhit që i kërkojnë nga Qyteti i Shkupit.

Ata kërkojnë nga Qyteti i Shkupit që të shlyhet borxhi për dy kompanitë i cili në tërësi është më shumë se 90 milionë denarë, sepse, siç thonë, nuk kanë mjete për funksionim të mëtutjeshëm për shkak të mungesës së mjeteve.


Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomgoldenbahisTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomnerobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetaadeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetgoldenbahis girisHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişbets10grandpashabet giriş