Valon Bela ka reaguar me një video-mesazh publik ndaj zhvillimeve të fundit dhe vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë. Ai e ka përshkruar këtë vendim si një veprim paradoksal të një qeverie që, sipas tij, po shkon drejt fundit.
Të lidhura
None found
Në reagimin e tij, Bela falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur, ndërsa shprehu keqardhje për shqetësimet e shkaktuara. Njëherësh, ai drejtoi akuza të forta ndaj drejtuesve të MPB-së për veprimet e ndërmarra së fundmi.
Gjatë videos, Bela paraqiti një prej certifikatave të tij ushtarake, përmes së cilës synoi të theksonte mbështetjen e fuqishme ndërkombëtare që gëzon.
“Njësia elitë që lufton terrorizmin ndërkombëtar është njësi speciale amerikane, për të cilën unë kam 22 mirënjohje. Nuk mund të gjeni një shqiptar të dytë që ka 22 mirënjohje nga ushtria e NATO-s”, deklaroi Bela.
Ai vuri gjithashtu në pikëpyetje praninë e njësive antiterror në procesin e marrjes së vendimeve zyrtare, ndërsa kritikoi edhe orientimin politik të institucioneve shtetërore.
