Numri në rritje i studentëve në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup ka thelluar nevojën për ambiente shtesë, në një kohë kur ndërtimi i kampusit të ri universitar ende nuk ka nisur.
None found
Për të përballuar situatën, Rektorati i UNT-së u ka kërkuar institucioneve qeveritare ndihmë për rinovimin dhe përshtatjen e ndërtesave që janë aktualisht në përdorim.
Rektori Bekim Fetahu thekson se hapësirat ekzistuese nuk i përmbushin nevojat e universitetit. Sipas tij, derisa të përfundojë kampusi i ri, duhet të sigurohet një zgjidhje e përkohshme për një nga fakultetet, i cili do të zhvendoset në një objekt tjetër.
“Një nga fakultetet duhet të rialokohet në një objekt tjetër për një periudhë të pacaktuar, derisa të ndërtohet kampusi i ri universitar”, ka deklaruar Fetahu.
Rektorati vlerëson se shtimi i interesimit dhe i numrit të studentëve e ka bërë çështjen e ambienteve edhe më të ngutshme. Për këtë arsye, kërkohet ndërhyrja e institucioneve për përmirësimin e kushteve në objektet ekzistuese, deri në ndërtimin e kampusit të ri të UNT-së.
Shqetësimi për kërcënimin rus ndaj sigurisë së Evropës po rritet, ndërsa Bashkimi Evropian dhe NATO po shqyrtojnë mundësi të reja…
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kundërshtuar mënyrën se si po trajtohet pakoja e pesë ligjeve që lidhen me reformën…
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka evidentuar 51 raste me parregullsi tatimore gjatë rreth 60 vizitave dhe inspektimeve në terren…
Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e dënimit për Festim Bexhdilin, i dënuar për zhdukjen e kufomës së Jan Prengës,…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar,…
Rasti i Alta Bankës dhe përgjegjësia e Guvernatorit të Bankës Popullore Trajko Sllavevski, janë bërë shkak për kërkesën e LSDM-së…