Rreth 60 vizita dhe inspektime në terren të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) te bizneset që tregtojnë përmes platformave online dhe shërbimeve postare kanë nxjerrë në pah 51 raste parregullsish tatimore.
ATK njofton se mes shkeljeve të konstatuara janë veprimtaria ekonomike e bizneseve të paregjistruara, punësimi i personave të padeklaruar dhe shitja e mallrave pa kuponë fiskalë.
None found
Si rezultat i këtyre kontrolleve, 36 raste janë rekomanduar për vlerësim dhe trajtim nëpërmjet sistemit ZGJONA, ndërsa janë vendosur 24 gjoba.
Sipas ATK-së, inspektimet janë kryer në bashkëpunim me institucionet relevante për të mbikëqyrur bizneset online dhe për të formalizuar këtë sektor.
Në njoftimin e saj, ATK thekson se kushdo që zhvillon veprimtari ekonomike, pavarësisht mënyrës së ushtrimit të saj, duhet të regjistrojë biznesin, të formalizojë punëtorët, të deklarojë të ardhurat dhe të paguajë detyrimet tatimore në përputhje me legjislacionin në fuqi, transmeton Bota sot.
Shqetësimi për kërcënimin rus ndaj sigurisë së Evropës po rritet, ndërsa Bashkimi Evropian dhe NATO po shqyrtojnë mundësi të reja…
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kundërshtuar mënyrën se si po trajtohet pakoja e pesë ligjeve që lidhen me reformën…
Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e dënimit për Festim Bexhdilin, i dënuar për zhdukjen e kufomës së Jan Prengës,…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar,…
Rasti i Alta Bankës dhe përgjegjësia e Guvernatorit të Bankës Popullore Trajko Sllavevski, janë bërë shkak për kërkesën e LSDM-së…
Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili kërkoi…