SPB Tetovë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tre raste të sulmit fizik dhe një incident me kërcënim me armë në Tetovë, Gostivar dhe zonat përreth.
Të lidhura
None found
Në fshatin Dobërdoll, N.J. (60) ka raportuar në DPB Gostivar se është sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari i tij M.N.
Denoncimi është bërë më 28.08.2026, në ora 10:20, ndërsa të dy personat janë nga Dobërdolli i Gostivarit.
Një tjetër rast është shënuar në Tetovë. Gj.R. (55) ka deklaruar se, rreth orës 20:45, D.J. (35), të dy nga Tetova, ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Raportimi është kryer më 28.08.2026, në ora 23:00, në SPB Tetovë.
Pas mesnate, më 29.08.2026, në ora 00:40, është denoncuar edhe një përleshje në Tetovë. Sipas kallëzimit, Gj.R. (55) ka sulmuar fizikisht D.J. (35), të dy banues në Tetovë.
Një incident më i rëndë është raportuar në Zhelinë. M.D. (29) ka njoftuar policinë më 29.08.2026, rreth orës 02:00, se ndërsa ndodhej në fshat me miqtë e tij A.B., I.R., R.H. dhe R.Xh., të gjithë nga Zhelina, R.Sh. nga Zhelina është afruar pranë tyre me një thikë në dorë.
M.D. ka deklaruar se R.Sh., me të cilin më herët kishte pasur mosmarrëveshje, më pas ka nxjerrë një pistoletë, e ka qëlluar atë dhe e ka drejtuar në drejtim të denoncuesit.
SPB Tetovë ka bërë të ditur se po ndërmerren masa për sqarimin e plotë të të gjitha rasteve.
