Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka bërë të ditur se subjektet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut i mbështesin ndryshimet kushtetuese, ndërsa theksoi se tashmë është pala maqedonase ajo që duhet të sigurojë konsensusin për këtë proces.
None found
Ai ka nënvizuar se mesazhi që përcillet nga çdo zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian dhe nga çdo vend anëtar që viziton shtetin është i qartë: nëse Maqedonia e Veriut synon të hapë zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe t’i mbyllë ato me sukses, atëherë ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme.
“Për të filluar negociatat nuk ekziston alternativë tjetër. I kuptoj plotësisht kërkesat e Kryeministrit për një lloj garancie, por në fund të ditës duhet ta pranojmë se nëse synojmë anëtarësimin në BE, këto ndryshime duhet të bëhen. Nuk shoh opsion tjetër. Ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen sa më shpejt, në mënyrë që negociatat të nisin”, ka theksuar Taravari.
Sipas tij, edhe pse kërkesa për garanci është e kuptueshme, në praktikë nuk ka asnjë garanci absolute.
“Nëse kërkohet siguri politike, partitë shqiptare janë të gatshme të mbështesin nisjen e negociatave dhe, rrjedhimisht, edhe ndryshimet kushtetuese. Nuk njoh asnjë parti shqiptare në Maqedoninë e Veriut që të jetë kundër këtij orientimi”, ka shkruar lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
Një rezultat historik është regjistruar në shtetin e Kansasit, ku demokrati Adam Hamilton ka mposhtur senatorin republikan Roger Marshall, duke…
Demokrati James Talarico ka shënuar një fitore historike në Teksas, duke mposhtur kandidatin republikan Ken Paxton dhe duke i dhënë…
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan, blihet me 80.7 lekë dhe shitet me 81.7 lekë. Euro, blihet me 90.6 lekë…
Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të…
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka deklaruar se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina mund të shënojnë…
Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së sotme, janë paraparë të mbahen disa takime të komisioneve parlamentare, ku…