Vizita e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, në Turqi përfshiu edhe një takim me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, të cilin e cilësoi si mik të vendit tonë.
Të lidhura
None found
Takimi u zhvillua në Stamboll, gjatë qëndrimit të ministrit në Turqi, një vend me të cilin Maqedonia e Veriut ka marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunim në fusha të ndryshme.
Fotografia e publikuar nga takimi shoqërohet me mesazhin: “Me presidentin e Republikës së Turqisë, mikun e vendit tonë, z. Rexhep Taip Erdogan!” /INA/






