Guvernatori Trajko Sllaveski deklaroi në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp se nga “Alta Banka” në Maqedoni janë tërhequr rreth 2 milionë euro deri në përfundim të ditës së djeshme.
“Na informuan se deri në mbyllje të ditës së djeshme, përmes tërheqjeve në para të gatshme dhe transfereve të tjera, nga banka janë nxjerrë afërsisht 2 milionë euro. Për shkak të kësaj shume, qendra VISA e pezulloi përkohësisht përdorimin e kartelave, ndërsa shërbimi u rikthye sot në orën 12:00”, tha Sllaveski.
None found
Sipas tij, klientët me llogari në “Alta Banka” SHA Manastir do të kenë mundësi të përdorin deri në 10.000 denarë në javë nga fondet e tyre përmes kartelave të pagesës të lëshuara nga banka. Masa është e përkohshme.
Guvernatori sqaroi se kufizimi është vendosur për t’u mundësuar qytetarëve kryerja e pagesave të përditshme.
“Në interes të qytetarëve dhe për të garantuar realizimin e pagesave të përditshme, është caktuar një kufi javor prej 10.000 denarësh për tërheqjen e mjeteve nga llogaritë e personave fizikë. Ky limit mund të përdoret përmes kartelave të lëshuara nga banka”, theksoi ai.
Masa u ndërmor pas njoftimeve për revokimin e licencës së “Alta Bankës” SHA Beograd dhe për përmbushjen e kushteve që çojnë në nisjen e procedurës së falimentimit në Serbi.
Sllaveski njoftoi gjithashtu se Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore, në mbledhjen e zhvilluar më 1 nëntor 2026, miratoi vendosjen e administrimit të përkohshëm në “Alta Banka” SHA Manastir. Vendimi ka hyrë tashmë në fuqi dhe parashikon që administrimi i pasurisë së bankës të kalojë përkohësisht te personat e caktuar nga Banka Popullore, të cilët do të ushtrojnë detyrën brenda kompetencave të përcaktuara.
Pagesat e brendshme mes llogarive të personave fizikë dhe juridikë brenda bankës do të vijojnë të kryhen pa kufizim në shumë.
Guvernatori tha se “Alta Banka” SHA Manastir ka nivele të larta kapitali dhe likuiditeti, një portofol kredish me cilësi solide dhe se përmbush të gjitha kërkesat mbikëqyrëse.
Banka Popullore theksoi se masat janë të përkohshme dhe synojnë mbrojtjen e pasurisë së bankës dhe interesave të depozituesve. Ndërkohë, Sllaveski u bëri thirrje qytetarëve dhe kompanive që kanë kredi në këtë bankë të vazhdojnë t’i paguajnë detyrimet e tyre rregullisht dhe brenda afateve.
Real Madridi ka regjistruar fitoren e gjashtë radhazi, këtë herë në udhëtim te Racing Santander.“Los Blancos” zhvilluan një tjetër sfidë…
Në konferencën e sotme të jashtëzakonshme për shtyp, guvernatorit Trajko Sllaveski foli lidhur me funksionimin e Alta Bankës në Maqedoni.…
Studentët kanë dhënë përgjigjen e tyre për modelin e ri të subvencionimit të ushqimit studentor. „Rezistenca Studentore“ e pranon propozimin…
Numri i arrestimeve në Britaninë e Madhe në lidhje me grupin “Palestine Action” ka kaluar shifrën katër mijë, pas ndalimit…
Me pankartat “Ultimatumi i popullit” dhe “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, e me fishkëllima dhe lëshim të…
Protesta e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 20-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar marshimin në rrugët…