Drejtimi i përkohshëm i Alta Bankës SHA Manastir u është besuar Ilija Andovskit, Vesna Stojçevskës dhe Marija Todorovskës, sipas vendimit të botuar në Gazetën Zyrtare. Të tre administratorët ushtrojnë autoritetin e Bordit Drejtues, Bordit Mbikëqyrës dhe Kuvendit të Aksionarëve, por nuk mund të vendosin për shtimin e kapitalit.
Dokumentet, pasuria dhe ambientet e bankës do të jenë plotësisht të arritshme për administratorët. Nëse hasin pengesa gjatë ushtrimit të detyrës, ata kanë të drejtë t’i drejtohen për ndihmë Ministrisë së Punëve të Brendshme.
None found
Për klientët e Alta Bankës mbeten në fuqi kufizimet mbi përdorimin e mjeteve të tyre. Kufiri javor i tërheqjes, i përcaktuar nga Banka Popullore, është 10.000 denarë. Ndërkohë, rreth 3.500 pensionistë që nuk kanë kartela do të kenë mundësi të marrin në sportele deri në 20.000 denarë.
Masat e Bankës Popullore ndaj Alta Bankës së Manastirit përfshijnë edhe ndalimin e dhënies së miratimit për kredi të reja, të shtyrjes së afateve për kreditë ekzistuese dhe të lëvrimit të kredive të miratuara më parë. Gjatë një interviste në TV Telma, guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, i garantoi qytetarët se kursimet e tyre janë të mbrojtura.
Sigurimi i depozitave mbulon shuma deri në 30.000 euro. Megjithatë, ende nuk ka përgjigje lidhur me pagesat e vonuara dhe rivendosjen e aksesit të pakufizuar në llogari.
Lionel Scaloni ka publikuar listën e parë të Kombëtares së Argjentinës pas pensionimit të Lionel Messit nga futbolli ndërkombëtar, duke…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se kishte arritur një marrëveshje me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, sipas së cilës Uashingtoni…
Me vërshëllima e brohori, protestuesit parakaluan në sheshin e Prishtinës për të shtatën natë me radhë, për të vijuar drejt…
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit I.A, i cili dyshohet për sulm…
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa është takuar sot me kreun e grupit parlamentar të Partisë…
Ilija Andovski, Vesna Stojçevska dhe Marija Todorovska janë emëruar administratorë të përkohshëm të Alta Bankës SHA Manastir, me vendim të…