Alta Banka – Beograd është aksionare dhe institucioni të cilit i kemi dhënë leje për hyrje, deklaroi guvernatori i Bankës Popullore të RMV-së, Trajko Sllaveski, në intervistën e mbrëmjes në “Top Tema”. Ai u pyet se kush janë aksionarët e “Alta Banka”-s në Manastir.
“Nuk e di kush e zotëron Alta Bankën, sepse nuk e di përqindjen e pronësisë, dhe kjo nuk më intereson”, u shpreh Sllaveski.
None found
I pyetur për pronarin Davor Macura, guvernatori shmangu përmendjen e tij, duke thënë se ai kishte pasur reputacion në sytë e autoriteteve austriake.
“Nëse këmbëngulni që ta përmend emrin e tij, Macura kishte reputacion, pasi rregullatorët austriakë e lejuan të blinte aksione në një bankë austriake dhe t’i mbante ato deri një muaj më parë, kur ia shiti Raiffeisen. Unë nuk jam avokati i askujt”, tha guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski.
Sllaveski bëri të ditur gjithashtu se tavani prej 10.000 denarësh për tërheqje nga “Alta Banka Manastir” zbatohet për çdo javë.
“Kufiri javor për tërheqjen e parave nga ‘Alta Banka Manastir’ është 10.000 denarë. Java që përfundoi dje ishte një periudhë kur dikush mund të ketë përfituar nga e drejta për të tërhequr 30.000 denarë. Në nëntor do të ketë pesë mundësi, pra pesë javë me nga 10.000 denarë secila, gjithsej 50.000 denarë”, deklaroi guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Slaveski.
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policinë e Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i…
Shërbimi i Toksikologjisë në QSUT mohon faktin që të shtunën të kenë mbërritur 300 pacientë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore…
Vivienne, vajza 18-vjeçare e aktorëve të njohur Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka hequr zyrtarisht mbiemrin e të atit, pasi…
Historia e automobilizmit britanik u rikthye në rrugët e Londrës të dielën, më 1 nëntor, kur dhjetëra makina të vjetra…
Porsche po ndryshon strategjinë e saj të biznesit, duke u fokusuar gjithnjë e më shumë në makina luksoze, të personalizuara…
Në fjalimin e tij të fundit para zgjedhjeve të ndërmjetme të së martës, Donald Trump përuroi një projekt që, por…