SHKUP/ Krim i rëndë në familje, vëllai vret vëllanë dhe kunatën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkupin ditën e sotme.

Mediet fqinje bëjnë me dije se në Stajkovcë të Shkupit një i moshuar ka vrarë vëllanë dhe kunatën dhe më pas ka goditur veten me thikë.

Të lidhura

None found

Autori aktualisht ndodhet në spitalin “Sveti Naum Ohridski”.

Policia ka njoftuar se ditën e sotme, rreth orës 12:30, shtetasja S.K 57 vjeç dhe bashkëshorti i saj V.K 64 vjeç, janë gjetur me lëndime në kokë në fshatin Stajkovcë të Shkupit, në tarracën dhe në shkallët e shtëpisë.

Mjeku i Emergjencave Mjekësore në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e shtetases S.K, ndërsa V.K me lëndime është transportuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë në orën 14:00.

Policët e Stacionit Policor Gazi Babë dhe Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup kanë gjetur të plagosur shtetasin L.K 67 vjeç, vëllai i V.K, i cili dyshohet se është autor i vrasjes.

Ai gjithashtu është transportuar në spital për trajtim mjekësor.

Nga autoritetet thonë se po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe do të dalin me detaje se si ka ndodhur ngjarja e sotme.


Shtuar 14.05.2024 18:44