Categories: maqedoni

Shasivari: Vendimmarrja politike duhet të mbështetet te të dhënat dhe analizat

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ishte sot pjesë e tryezës së rrumbullakët me temë “Përmirësimi i Funksionit Kërkimor dhe Analitik në Partitë Politike – Përvoja Ligjore dhe Krahasuese”.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalës së tij, Shasivari vlerësoi se Qendrat Kërkimore dhe Analitike të Partive (QKAP) janë të rëndësishme për rritjen e cilësisë së politikave, forcimin e debatit publik dhe avancimin e proceseve demokratike.

Sipas tij, këto qendra duhet të shërbejnë si hapësira ku vendimmarrja politike testohet përballë fakteve, ndërsa të dhënat dhe analizat shfrytëzohen për të arritur në vendime më të mira.

Ministri nënvizoi se financimi i QKAP-ve me fonde publike sjell edhe detyrimin për llogaridhënie ndaj publikut, sidomos për cilësinë e kërkimeve, analizave dhe rekomandimeve të hartuara prej tyre.

“Fondet publike duhet të prodhojnë vlerë publike. Ato janë të destinuara për kërkime, analiza, zhvillim politikash dhe forcim të kapaciteteve profesionale. Për këtë arsye, nuk mjaftojnë vetëm rregullat që përcaktojnë mënyrën e shpenzimit të tyre; nevojitet edhe një kulturë përgjegjshmërie për rezultatet që prodhojnë këto fonde. Duhet të pyesim se cilat kërkime janë kryer, çfarë analizash janë përgatitur, cilat politika janë vlerësuar dhe çfarë rekomandimesh kanë dalë prej tyre. Po ashtu, duhet të dimë se si janë përdorur të dhënat dhe çfarë ndikimi kanë pasur këto qendra në hartimin e politikave. Këto pyetje nuk synojnë kufizimin e veprimtarisë politike, por ta bëjnë atë më serioze, më cilësore dhe më të përgjegjshme”, deklaroi Shasivari.

Ai vuri në dukje edhe nevojën për bashkëpunim mes partive politike në çështjet që lidhen me kërkimin dhe dijen.

“Mund të kemi qëndrime të ndryshme për vendimet, por duhet të pajtohemi se ato duhet të ndërtohen mbi të dhëna të sakta dhe analiza të thelluara”, tha Shasivari./Telegrafi/

të fundit

Rubio: SHBA-ja e gatshme për takim me Iranin në OKB, por ende pa një plan konkret

Administrata e Presidentit Donald Trump është e hapur për një takim me përfaqësuesit e Iranit gjatë Asamblesë së Përgjithshme të…

8 seconds ago

Angellov: Ndryshimet ligjore kanë përmirësuar ndjeshëm kushtet në DMSH

Disa nga dobësitë e vërejtura në raportin e publikuar sot nga Enti Shtetëror për Auditim mbi punën dhe kushtet në…

8 minutes ago

PDK propozon ndryshime për Dhomat e Specializuara, ekspertët: Mandati nuk preket, fokusi duhet te Apeli

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar të hënën se grupi parlamentar i kësaj partie ka proceduar në Kuvend projektligjin…

12 minutes ago

Jeton Mehmeti: Drenica ka marrë formë, synojmë stabilitet dhe luftë për çdo pikë

Drenica po kalon një moment pozitiv në kampionat, pas një starti jo të lehtë dhe një periudhe në të cilën…

12 minutes ago

Operacioni për AKSHI, SPAK njoftim zyrtar: Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH Vlora Hyseni, kontroll banesës së ish-kreut të Policisë së Shtetit Ilir Proda

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) , ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me…

17 minutes ago

Pengesa që mban pezull finalizimin e kalimit të Arbër Hoxhës te Al Wahda

Arbër Hoxha ende nuk është bërë lojtar i klubit Al Wahda, megjithëse Dinamo Zagrebi dhe klubi i Emirateve të Bashkuara…

17 minutes ago