Categories: maqedoni

BDI kërkon dorëheqjen e Jeton Shasivarit pas një jave heshtjeje nga shpallja e aktgjykimit

BDI-ja ka përsëritur kërkesën për dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, duke theksuar se ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa ai ende nuk ka dhënë asnjë qëndrim.

Të lidhura

None found

Sipas BDI-së, Shasivari kishte folur para shpalljes së aktgjykimit, kur përmes një deklarate të cilësuar skandaloze barazoi viktimën me agresorin dhe kërkoi respektimin e një vendimi që në atë kohë ende nuk ishte bërë publik.

Partia rikujton se ministri kishte premtuar se pas shpalljes së aktgjykimit do t’u drejtohej me një mesazh Kosovës dhe qytetarëve të saj. Megjithatë, një javë më vonë, BDI vlerëson se mungojnë si mesazhi, ashtu edhe përgjegjësia.

Tani që aktgjykimi është shpallur, Shasivari vazhdon të heshtë, thonë nga BDI-ja.

BDI-ja thekson se heshtja e ministrit nuk e fshin deklaratën e bërë më herët dhe as përgjegjësinë politike që buron prej saj.

“Ministri i Drejtësisë nuk mund të heshtë në një kohë kur duhet të japë llogari”, thuhet në reagim.

BDI kërkon përgjegjësi të plotë dhe e përsërit qëndrimin se Jeton Shasivari duhet të japë dorëheqje.

Tags: BDI

të fundit

Shqipëria i ikën Serbisë, por jo Greqisë?! Skenari që i shmang kuqezinjve emrat e mëdhenj, mund t’i përballë me “armikun” e Kosovës

Një simulim i publikuar së fundmi nga faqja e specializuar “Football Meets Data” ka zbuluar një tjetër skenar se si…

52 seconds ago

Buxheti 2027, Braçe: Ministrat që abuzojnë me fondet publike duhet të largohen nga qeveria, nuk ua kemi për borxh

Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar largimin nga qeveria të ministrave që nuk realizojnë shpenzimet e planifikuara në buxhetin e…

52 seconds ago

Trump, Putin dhe Xi në samitin e APEC, liderët shtrëngojnë duart në tapetin e kuq

Pak para fotos në grup të udhëheqësve të Samitit Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), Vladimir Putin iu afrua Donald Trump dhe…

7 minutes ago

Dënim me 3.001 euro për Real Madridin për banerin e tifozëve kundër Javier Tebas

Real Madridi është dënuar me një gjobë prej 3.001 eurosh nga Komisioni Kundër Dhunës në Spanjë, pasi tifozët e klubit…

7 minutes ago

Maqedonia e Veriut po zëvendëson termin “pornografi me fëmijë” me “abuzim me fëmijët në internet” në Kodin e ri Penal

Në një të ardhme të afërt, në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian, termi "pornografi me fëmijë" do të hiqet…

9 minutes ago

Përfaqësuesit shqiptarë në Serbi të hapur për bisedime me qeverinë e re, por këmbëngulin në kërkesat e tyre

Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë janë të gatshëm për dialog, bashkëpunim dhe partneritet me autoritetet e reja në Serbi,…

10 minutes ago