Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, ka reaguar ndaj përpjekjeve për të deformuar qëndrimin e tij mbi Gjykatën Speciale dhe zhvillimet e pritshme më 16 shtator.
None found
Shasivari ka theksuar se deklarata e tij nuk përbën mbështetje për këtë gjykatë. Sipas tij, në datën 16 shtator vendimin nuk duhet ta përcaktojnë rruga, politika apo emocionet, por vetë gjykata.
“Mos më atribuoni një qëndrim që nuk e kam thënë”, ka shkruar ai, duke nënvizuar se nuk e ka përkrahur themelimin e Gjykatës Speciale dhe as nuk ka siguruar vota për krijimin e saj.
Ai është shprehur se votat për themelimin e Gjykatës Speciale i kanë mbledhur Ali Ahmeti dhe Berat Buzhala, gjë që, sipas tij, është pranuar edhe prej tyre.
Sipas ministrit, Gjykata Speciale tashmë përbën një realitet, i krijuar si rezultat i angazhimit të dikujt tjetër. Për këtë arsye, ai thotë se tani mbetet përballja me pasojat.
“Ajo sot është realitet si pasojë e angazhimit të dikujt. Neve na mbetet të merremi me pasojat”, ka deklaruar Shasivari.
Ai ka sqaruar se thirrja e bërë më herët kishte për qëllim interesin e Republikës së Kosovës, ruajtjen e imazhit të UÇK-së dhe mbrojtjen e interesit të shqiptarëve në përgjithësi.
Shasivari u ka bërë thirrje të gjithëve që të lexojnë deklaratën e tij ashtu siç është shprehur, në vend që t’i atribuojnë fjalë që nuk i ka thënë.
Ai ka shtuar se keqinterpretimet vijnë nga “ata që përdorin çdo gjë të shenjtë në betejë politike”.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë të madhe…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas kërcënimit ndaj gazetarit Almer Toska nga vëllai i…
Akademikja Justina Shiroka-Pula është zgjedhur sot presidente e Republikës së Kosovës, pas angazhimit të saj në krye të Akademisë së…
David Silva po përgatitet për një rikthim të bujshëm në futboll, tri vjet pasi i dha fund karrierës profesionale.Legjenda e…
SPAK ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme katër persona të pandehur për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës.…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selenicës. Zjarri ka shkaktuar…