Categories: maqedoni

Shasivari apelon për respektimin e vendimit të Gjykatës Speciale: Kosova ta përballojë 16 shtatorin me maturi

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se vendimi i pritshëm më 16 shtator duhet të pranohet dhe respektohet, pavarësisht rezultatit.

Të lidhura

None found

Në shkrimin me titull “Mesazh për Kosovën: Drejtësia nuk ka anë politike”, ai nënvizon se vetëm gjykata, duke u mbështetur në ligj dhe prova, mund të përcaktojë nëse të akuzuarit janë fajtorë apo të pafajshëm. Sipas tij, politika, emocionet dhe reagimet e rrugës nuk duhet të ndikojnë në procesin gjyqësor.

Shasivari shprehet se më 16 shtator vendimin nuk duhet ta diktojnë politika, emocionet apo protesta, por gjykata. Ai kujton se, cilido qoftë vendimi, ai duhet të respektohet, ndërsa palët ruajnë të drejtën e ankesës. Në qendër të procesit, sipas tij, duhet të jenë të gjithë personat që pretendojnë se kanë qenë viktima të veprave penale, pa dallim etnie, qofshin shqiptarë, serbë, romë apo pjesëtarë të komuniteteve të tjera, si dhe të drejtat e çdo të akuzuari. Për faktet, përgjegjësinë dhe fajësinë, shton ai, mund të vendosë vetëm gjykata përmes vlerësimit të provave dhe zbatimit të ligjit. Deklaratat politike nuk mund të zëvendësojnë këtë vlerësim dhe as të parapërcaktojnë fajësinë apo pafajësinë. Ai gjithashtu thekson se një Kosovë që synon standardet evropiane duhet t’i dëgjojë të gjitha viktimat dhe të garantojë drejtësi të barabartë për të gjithë, ndërsa vendi nuk ka nevojë për presion politik mbi drejtësinë, por për besim te ajo.

Ministri i Drejtësisë vlerëson se Kosova duhet ta presë vendimin me qetësi, të respektojë gjyqësorin dhe të ruajë integritetin e institucioneve. Ai thotë se përgjegjësia institucionale kërkon garantimin e pavarësisë së gjyqësorit, zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe mbrojtjen, në përputhje me ligjin, të të drejtave të çdo viktime dhe të akuzuari.

Sipas Shasivarit, institucionet e Kosovës duhet ta kalojnë këtë periudhë me përgjegjësi, maturi dhe qetësi shtetërore. Në një demokraci funksionale, argumenton ai, fuqia e shtetit nuk tregohet nga mënyra se si reagon ndaj një vendimi, por nga aftësia për të respektuar ligjin dhe institucionet edhe në momentet më të vështira. Mesazhi i tij institucional është që Kosova të respektojë gjykatën dhe vendimin, si dhe të mbrojë integritetin e institucioneve, pasi drejtësia nuk i përket një partie, qeverie apo individi, por shtetit dhe të gjithë qytetarëve të tij. Ky, për të, është standardi evropian.

të fundit

Qytetarët dalin në protestën e 130 kundër qeverisë

Ka nisur protesta e 130 kundër qeverisë edhe sot më 7 tetor. Qytetarët, pasi u mblodhën në Sheshin Skënderbej, kanë…

15 seconds ago

Studimi: ChatGPT për Adoleshentë përbën “rrezik të papranueshëm” për fëmijët

Sipas një vlerësimi nga Instituti i Sigurisë së IA-së për të Rinj i Common Sense Media, ChatGPT për Adoleshentë i…

4 minutes ago

Bytyqi: Pas shqyrtimit kushtetues do të kuptohet ndikimi i Ligjit për Specialen

Pas miratimit të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, avokatët Asdren Bytyqi dhe Adrian Ibrahimi…

4 minutes ago

Flluskë në prag të plasjes”/ Ekspertët paralajmërojnë se AI mund të përdoret edhe për armë biologjike

Investitorë dhe politikëbërës kanë ngritur shqetësime të reja për të ardhmen e inteligjencës artificiale, duke paralajmëruar jo vetëm për një…

4 minutes ago

Sulme kibernetike të dyshuara me AI në Korenë e Jugut, në rrezik të dhënat e 850 mijë personave

Dy prej kishave më të mëdha në Korenë e Jugut po hetojnë sulme kibernetike që mund të kenë ekspozuar të…

4 minutes ago

Paris Brunner mahnit në Francë, Manchester Unitedi e sheh si yllin e ardhshëm të sulmit

Paris Brunner po përjeton momentin më të mirë të karrierës së tij dhe paraqitjet e sulmuesit të ri të Monacos…

6 minutes ago