Gjatë seancës së pyetjeve të deputetëve, ministri Jeton Shasivari theksoi se komunikimi i tij rreth procesit gjyqësor ndaj udhëheqësve të UÇK-së ishte në përputhje me standardet institucionale dhe evropiane, duke bërë thirrje për pjekuri shtetërore dhe vetëpërmbajtje. Megjithatë, sipas tij, ky qëndrim u keqinterpretua qëllimisht për përfitime politike. Ai i drejtoi një sugjerim të hapur deputetes Ajdari, duke e ftuar që të kërkojë llogari nga kryetari i partisë së saj lidhur me arsyet e angazhimit të tij për themelimin e Gjykatës Speciale dhe përmbajtjen e dëshmisë që Ahmeti ka ofruar në këtë institucion.
None found
“Ku qëndron kontradita juaj e nderuar? Kjo është një çështje që opinioni publik meriton ta dijë. Pse ajo që sot BDI e cilëson si të patolerueshme, nuk dukej e tillë kur kreu i kësaj force politike e përkrahte me vendosmëri dhe lobonte në mënyrë aktive në Kuvendin e Kosovës për ngritjen e kësaj Gjykate Speciale? Këtë pyetje duhet t’ia drejtoni udhëheqësit tuaj, pasi ai vetë ka dëshmuar pranë Dhomave të Specializuara. Çfarë tha atje, cila ishte dëshmia e tij?” – u shpreh Shasivari.
Ministri theksoi më tej se pozicioni i tij mbetet i pandryshuar, si para ashtu edhe pas vendimit, duke nënvizuar se ai nuk e zëvendëson drejtësinë me lojërat politike dhe se për sa kohë që vendimi nuk merr formë të prerë, nuk duhet të ketë paragjykime. Po ashtu, ai insistoi se në asnjë çast nuk duhet të vihet në dyshim flijimi i popullit të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e tij.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Chietit, në Itali, ku një fëmijë 6-vjeçar ka ndërruar jetë pas…
Teksa në hyrje të GJKKO e nisi me sulme dhe shantazhe drejtuar gazetarëve, duke iu referuar dhe gazetares Klidiana Lala,…
Juventusi po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të krahut të Leipzigut, David Raum, si lojtar të lirë gjatë verës…
Në Itali janë ngritur shqetësime pas raportimeve për sulme të mundshme ruse ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës, por autoritetet italiane…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka konfirmuar masën e sigurisë ‘arrest ne shtepi’ ndaj ish-drejtueses së…
Mesditën e sotme, një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Manati të Lezhës. Ngjarja është regjistruar rreth orës…