Categories: sport

Thymeo Cruz, 14-vjeçari që mund të thyejë rekorde në Ligue 1 – talenti franko-portugez po krahasohet me Messin

Një djalosh vetëm 14 vjeç është në prag të një debutimi historik në futbollin francez. Thymeo Hanyurwimana Ferreira Cruz, talenti me origjinë franko-portugeze, po rritet me një ritëm mahnitës dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve të futbollit evropian.

Rennes, klubi i tij aktual, po planifikon t’i japë mundësinë të stërvitet dhe të luajë me ekipin e parë, edhe pse ai ende nuk ka mbushur 15 vjeç. Me këtë strategji, skuadra franceze synon të blindojë talentin dhe ta mbajë larg interesimit të klubeve të tjera të mëdha të kontinentit.

Të lidhura

None found

I lindur më 5 prill 2012, Thymeo sipas moshës do të duhej të ishte pjesë e ekipit U15, por Rennes e ka avancuar tashmë në stërvitjet me U19. Ndeshjet zyrtare i luan me U17, ku është dalluar qartë për aftësitë e tij të jashtëzakonshme dhe karakteristikat unike teknike.

Performancat e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re. Disa klube evropiane, përfshirë skuadra nga Spanja, kanë nisur ta ndjekin nga afër ecurinë e tij.

Për të eliminuar rrezikun e largimit të talentit, Rennes ka vepruar me shpejtësi. Në tetor 2025, klubi nënshkroi me të një kontratë gjysmëprofesionale, e cila do të aktivizohet më 1 korrik 2027, pasi lojtari të mbyllë ciklin e arsimit të detyrueshëm.

Menjëherë pas kësaj date, Rennes do të ketë të drejtën t’i propozojë kontratën e parë profesionale. Nëse kjo realizohet, Thymeo mund të hyjë në histori si futbollisti më i ri që luan në Ligue 1, në moshën 15 vjeç e më pak se tre muaj.

Barcelona është një nga klubet që po monitoron me kujdes situatën. Sipas RMC, babai i 14-vjeçarit ka siguruar punë në Spanjë, një faktor që mund të hapë rrugën për një kalim të mundshëm të të birit drejt Katalonisë.

Ky skenar kujton vitin 2001, kur Lionel Messi, atëherë 13 vjeç, u vendos në Barcelonë me familjen e tij.

Megjithatë, pavarësisht zërave dhe interesimit të shumtë, vetë lojtari dhe njerëzit e tij më të afërt duket se preferojnë të qëndrojnë te Rennes.

Klubi francez ka një traditë të konsoliduar në nxjerrjen e talenteve të rinj, me emra si Ousmane Dembele, Eduardo Camavinga dhe Desire Doue që kanë dalë nga akademia e tij.

të fundit

PDK mblidhet për situatën në Hagë, Çitaku bën thirrje për unitet politik në mbrojtje të çlirimtarëve

Zhvillimet e fundit dhe hapat e radhës për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë ishte temë e diskutimit në takimin e…

4 minutes ago

Pas akuzave për shantazh nga Spiropali, kreu i Tatimeve Binaj: Në firmat e deputetes u konstatuan shkelje, dosjet i kaluan prokurorisë

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, ka reaguar me një deklaratë pas akuzave publike të Elisa Spiropalit, e cila…

6 minutes ago

SUV-i elektrik Volvo EX60 shpallet “Makina e Vitit 2027” — cilësitë që e veçojnë

SUV-i elektrik Volvo EX60 është shpallur “Vetura e Vitit 2027” në çmimet prestigjioze Carwow Car of the Year Awards, duke…

9 minutes ago

Në shitje automjeti amfib Argo 8×8 – i aftë për tokë dhe ujë

Një automjet i pazakontë Argo 8x8 Response XTV i vitit 1996 është nxjerrë në shitje në Michigan të SHBA-së, me…

9 minutes ago

Maqedonia e Veriut: Mbrojtja e viktimave mbetet prioritet, dhuna nuk duhet përdorur për përplasje partiake

Mbrojtja e viktimave është prioritet, dhuna nuk duhet të jetë objekt i përplasjeve partiake, thonë sot nga Qeveria e Maqedonisë…

13 minutes ago

Ekonomia e Kosovës shënon rritje 4.7%, Kurti nënvizon potencialin e saj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur këtë pasdite takimin e rregullt të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe…

15 minutes ago