Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, deklaroi në Konferencën Rajonale “Krimi i Organizuar në Burgje – Forcimi i Integritetit, Kapaciteteve të Inteligjencës dhe Bashkëpunimit në Evropën Juglindore” se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në institucionet penitenciare përbën një prej prioriteteve të reformës së sistemit të burgjeve.
None found
Sipas tij, grupet kriminale veprojnë përtej kufijve, shfrytëzojnë dobësitë institucionale dhe i shtrijnë aktivitetet e tyre në disa vende. Për këtë arsye, ai vlerësoi se përballja me këtë problem kërkon një qasje të përbashkët rajonale.
Shasivari nënvizoi nevojën për shkëmbim më të shpejtë dhe më efikas të të dhënave të inteligjencës, bashkërendim më të madh mes institucioneve, vlerësime të përbashkëta për rreziqet e sigurisë dhe korrupsionit, si dhe forcim të përbashkët të kapaciteteve në sistemet penitenciare.
Gjatë periudhës së fundit, për forcimin e sistemit janë ndërmarrë disa hapa konkretë. Në kuadër të tyre, janë punësuar 100 zyrtarë të rinj, ka nisur trajnimi i specializuar kundër korrupsionit dhe janë ngritur njësi të inteligjencës së burgjeve në Idrizovë, Shtip, Prilep dhe Burgun e Shkupit.
Ndërkohë, po punohet edhe për rritjen e profesionalizmit në drejtimin e sistemit të burgjeve. Për këtë qëllim po përgatiten ndryshime ligjore, të cilat do t’u mundësonin profesionistëve me përvojë nga sistemi të emëroheshin në poste drejtuese në policinë e burgjeve./Telegrafi/
Zyra e BE-së në Prishtinë ka njoftuar se Dirk Schuebel ka marrë detyrën si Ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë,…
Liverpooli provoi të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë të Chelseat, Malo Gusto, gjatë ditës së fundit të…
Range Rover ka prezantuar më në fund versionin tërësisht elektrik të SUV-it të tij ikonik, duke sjellë një kombinim të…
Rreth 120 banorë të Fushë-Arrëzit dyshohet se janë helmuar nga ndotja e ujit të pijshëm. Mësohet se ata janë paraqitur…
Oliger Torba, është emëruar drejtues i Policisë së Tiranës. Oliger Torba, në prrill të këtij viti u emërua zëvendësdrejtor i…
Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Bulqizë. Njëra ndodhet mbi fshatin Vajkal, në Njësinë Administrative Fushë-Bulqizë, ndërsa tjetra…