Liverpooli zhvilloi kontakte me Chelsean në ditën e fundit të afatit kalimtar veror për transferimin e mbrojtësit të djathtë, Malo Gusto, por palët nuk arritën të gjenin një marrëveshje.
None found
Pas përfundimit të merkatos, po bëhen të ditura disa operacione që ishin pranë konkretizimit, por që përfundimisht nuk u realizuan. Në këtë listë përfshihet edhe tentativa e klubit nga “Anfield” për të afruar mbrojtësin francez.
Gazetari Fabrice Hawkins raporton se Liverpooli iu drejtua Chelseat gjatë orëve të fundit të afatit për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të Gustos, i cili është 23 vjeç.
“Reds” propozuan që lojtari të kalonte në huazim, pa detyrim blerjeje në përfundim të sezonit. Megjithatë, ky propozim nuk mori miratimin e klubit londinez.
Chelsea ishte i gatshëm të diskutonte largimin e Gustos, por vetëm përmes një shitjeje të përhershme.
Pas investimeve të mëdha të bëra në ditët e mëparshme të merkatos, Liverpooli nuk kishte më buxhetin e nevojshëm për një tjetër transferim të kushtueshëm. Për këtë arsye, klubi anglez u tërhoq nga bisedimet.
Si rrjedhojë, Malo Gusto vazhdoi të qëndrojë në “Stamford Bridge”, ku pritet të ketë një rol të rëndësishëm në formacionin e Chelseat.
Francezi e ka nisur sezonin si titullar, duke luajtur nga minuta e parë në të dyja ndeshjet e Ligës Premier të zhvilluara deri tani.
Gusto ka një kontratë me Chelsean që skadon në vitin 2030.
Tirana siguroi një fitore “me zemër në dorë” kundër Teutës, në javën e 11-të të Abissnet Superiore [...]Read More...
Laçi u mposht nga Partizani në ndeshjen e vlefshme të javës së 11-të të Abissnet Superiore [...]Read More...
Një kompani ajrore ka bërë një gjest të pazakontë në nderim të Cristiano Ronaldos, pas pensionimit të tij nga Kombëtarja…
Partizani i Mislav Karoglan ka filluar të “reflektojë” në kampionat, teksa sot arriti të bëjë “detyrën” ndaj Laçit, duke marrë…
Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku efektivët e policisë kanë përdorur autobotin me ujë me presion në drejtim…
Prodhuesi japonez, Honda po përgatitet të fusë në prodhim një motor të ri motoçiklete me teknologji të pazakontë, i cili…