Categories: maqedoni

Shasivari: Kuvendi t’i japë mundësi Ligjit për përfaqësim, zbatimin e marrim përsipër ne

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, u ka kërkuar deputetëve të mos e bllokojnë procesin dhe të votojnë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke garantuar se institucionet do të mbajnë përgjegjësinë për zbatimin e tij.

Të lidhura

None found

Gjatë emisionit “Click plus” në TV21, ai tha se miratimi i ligjit është i rëndësishëm për shqiptarët dhe për sigurimin e përfaqësimit të drejtë, ndaj nuk duhet të mbetet peng i procedurave parlamentare apo interesave partiake.

“Jepini mundësi ligjit të votohet, ne do ta marrim përgjegjësinë për mënyrën se si do të zbatohet. Mos të mbetet peng në Kuvend, sepse kjo nuk është serioze”, deklaroi Shasivari.

Sipas ministrit, pas hyrjes së ligjit në fuqi do të krijohet një trup koordinues dhe do të hartohet metodologjia që do të udhëheqë zbatimin e tij.

“Është në të mirën e shqiptarëve që të kemi një ligj. Do ta formojmë trupin koordinues, do ta përcaktojmë metodologjinë dhe ne do ta zbatojmë. Ligjit duhet t’i jepet një shans, ndërsa ne marrim përsipër zbatimin”, u shpreh ministri.

Shasivari hodhi poshtë edhe kritikat e opozitës për përmbajtjen e projektligjit, veçanërisht pretendimin se ai nuk përfshin kuota etnike.

“Nuk është e vërtetë se nuk ka kuotë etnike, siç akuzon opozita”, theksoi ai.

Në përmbyllje, ministri i Drejtësisë deklaroi se të drejtat e shqiptarëve nuk duhet të përdoren si peng i përplasjeve politike, ndërsa siguroi se institucionet do të punojnë për garantimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

të fundit

Rin Ahmeti shpallet “Ylli i javës” për xhiron e 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon me ndarjen e çmimit…

3 minutes ago

Kamberi: Bashkimi i shqiptarëve është përgjigjja politike ndaj partisë-shtet të Vuçiqit

Bartësi i listës së koalicionit shqiptar në Luginë të Preshevës, Shaip Kamberi, ka thënë se ky bashkim është përgjigje politike…

6 minutes ago

Guardiola për Gazën: “Nuk janë të vdekur, janë njerëz të vrarë

Pep Guardiola ka publikuar një video në rrjetet sociale për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës humanitare në Gaza, nën sulmet…

9 minutes ago

Ariu vërehet në parkingun e shkollës “Faik Konica” në Debresh, bëhet thirrje për kujdes

Në fshatin Debresh në prakingun e shkollës "Faik Konica" është vërejtur prani e një ariu.Ariu është kapur nga kamerat e…

9 minutes ago

Pse Luis Enrique po e lë Topin e Artë në stol: strategjia që po funksionon për PSG-në

Fituesi aktual i Topit të Artë, Ousmane Dembele, ka luajtur vetëm 237 minuta nga 630 të mundshme në shtatë xhirot…

9 minutes ago

Pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!

Kryeministri Edi Rama ka dërguar drejtoreshën e MIA-s, Manjola Hasa, para Kryeministrisë për të përcjellë ftesën e qeverisë për dialog…

16 minutes ago