Saranda Imeri Stafai i përgjigjet Bujar Osmanit: Legjitimiteti shqiptar fitohet me votë, nuk i përket BDI-së

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ndaj qëndrimeve të Bujar Osmanit nga BDI-ja, i cili përmes një statusi të gjatë kritikoi funksionimin e VLEN-it dhe pretendoi se kjo strukturë është kthyer në një mekanizëm institucional për politika me karakter maqedonas.

Të lidhura

None found

Sipas Stafait, Osmani po e interpreton bashkëpunimin politik si shenjë dobësie. Ajo vlerëson se krijimi i aleancave mes forcave politike për të prodhuar ndryshim është një veprim i zakonshëm dhe legjitim në një sistem demokratik.

“Bujar, problemi yt është se po përpiqesh ta shesësh bashkëpunimin politik si dobësi, ndërsa në demokraci bashkimi i forcave për të sjellë ndryshim quhet mandat politik”, ka shkruar Stafai.

Ajo rikujton se VLEN-i u themelua nga bashkimi i forcave shqiptare me synimin e qartë për t’i dhënë fund monopolit shumëvjeçar të BDI-së dhe për të sjellë një ndryshim në skenën politike.

Stafai i konsideron kontradiktore kritikat e Osmanit ndaj bashkëpunimit të VLEN-it me VMRO-DPMNE-në, duke theksuar se edhe BDI-ja ka qeverisur për një periudhë të gjatë në koalicion me parti maqedonase.

“Bashkëpunimi nuk është tradhti kur e bën BDI-ja, por ama qenka varësi kur e bëjnë të tjerët”, është shprehur deputetja e VLEN-it.

Në vijim, ajo ka përmendur edhe disa prej çështjeve për të cilat Bujar Osmani është kritikuar gjatë veprimtarisë së tij politike dhe diplomatike. Ndër to, Stafai rendit planin 9-pikësh për Kosovën, të paraqitur nga Osmani kur ishte në krye të OSBE-së, si dhe pritjen në Shkup të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, gjatë samitit të OSBE-së.

“Dhe sot na flet për ‘rrezikun serb’ dhe për orientimin e VLEN-it?”, ka shkruar ajo.

Deputetja e VLEN-it ka akuzuar gjithashtu BDI-në për afrimin me Beogradin gjatë kohës që kjo parti ishte në pushtet. Në këtë kuadër, ajo ka përmendur edhe takimin e Ali Ahmetit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Stafai ka deklaruar se VLEN-i nuk e paraqet veten si një forcë pa të meta, por se detyrimi i tij është të qeverisë, të arrijë rezultate dhe të ndreqë gabimet e bëra.

“VLEN-i nuk ka nevojë të jetë perfekt. Ka nevojë të qeverisë, të japë rezultate dhe të korrigjojë gabimet”, ka theksuar ajo.

Në përfundim të reagimit, Stafai ka akuzuar BDI-në se vazhdon të pretendojë se është e vetmja forcë politike me të drejtë të flasë në emër të shqiptarëve.

“Legjitimiteti shqiptar nuk është pronë e BDI-së. As nuk është trashëgimi politike e Ali Ahmetit. Legjitimitetin e japin shqiptarët me votën e tyre. Dhe këtë herë shqiptarët folën”, ka deklaruar deputetja e VLEN-it.

Reagimi është mbyllur me një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Osmanit, të cilit Stafai i është referuar për rezultatin në zgjedhjet lokale: “Dhe në fund, më së paku mund të flasësh ti që humbe pa balotazh.”

Në postscriptum, ajo e ka ironizuar Osmanin me shprehjen: “Bujari i PDSH-së!”


Shtuar 19.08.2026 15:35

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomultrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobetmatbet