Categories: maqedoni

Sali në Bruksel: Afrimi gradual me BE-në duhet të krijojë mundësi reale për qytetarët

Gjatë qëndrimit për punë në Bruksel, Bekim Sali, Zëvendëskryetar i Parë i Qeverisë dhe Ministër për Çështje Evropiane, u takua në format bilateral me Marta Kos, Komisionere Evropiane për Zgjerim.

Bisedimet përfshinë rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe zhvillimet më të fundit lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian. Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu ecurinë e Agjendës së Reformave, si edhe rrugët për përfshirje më të shpejtë e graduale në programet dhe politikat evropiane.

Të lidhura

None found

Sipas Salit, afrimi me Evropën duhet të shkojë përtej një perspektive politike dhe të krijojë mundësi të vërteta për qytetarët, ekonominë dhe bizneset e vendit. Ai theksoi se reformat që po zbatohen duhet ta lidhin vendin hap pas hapi me tregun, politikat dhe programet e Bashkimit Evropian.

Në këtë drejtim, vëmendja u përqendrua te rezultatet e prekshme që mund të sjellë integrimi gradual. Mes tyre u diskutuan përfshirja në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), zgjerimi i mundshëm i modelit “Roam Like at Home” dhe bashkëpunimi për transformimin digjital.

Sali e vlerësoi pozitivisht Komunikimin e Komisionit Evropian, “Preparing for a Wider Union”. Ai kërkoi që zgjerimi të zhvillohet përmes një procesi me parashikueshmëri më të madhe, ku përparimi të mbështetet në merita dhe rezultate që mund të maten.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe mënyra e zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe e Agjendës së Reformave. Ministri riafirmoi angazhimin e Maqedonisë së Veriut për të vijuar reformat në administratën publike, sundimin e ligjit, energjinë, digjitalizimin dhe konkurrueshmërinë ekonomike.

Duke folur për Kornizën e ardhshme Financiare Shumëvjeçare 2028–2034, Sali vuri në dukje peshën e saj për vendet kandidate. Sipas tij, kjo kornizë duhet t’u garantojë atyre mbështetje të qëndrueshme dhe të parashikueshme, të përqendruar te arritja e rezultateve.

Gjatë vizitës, Marta Kos dha gjithashtu një intervistë të posaçme për përfaqësues të mediave nga Maqedonia e Veriut. Intervista krijoi hapësirë për komunikim të drejtpërdrejtë me publikun rreth zgjerimit dhe perspektivës evropiane të vendit.

Për Ministrinë për Çështje Evropiane, bashkëpunimi i afërt me institucionet evropiane mbetet një angazhim i vazhdueshëm, me synimin që reformat të ecin më shpejt dhe procesi i integrimit të japë rezultate konkrete për qytetarët.

të fundit

Kukësi reagon ashpër ndaj dhunës brutale në Orikum: kallëzim në polici dhe kërkesë për masa pas shenjave te lojtarët

Dhuna e ushtruar ndaj lojtarit të Kukësit Përmes një komunikate të fundit në rrjetet sociale, klubi i Kukësit ka dënuar…

2 minutes ago

Mbi 6 milionë lekë të reja evazion fiskal/ Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq dosjen e këngëtares Xhensila Myrtezaj

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasen Xhensila Kallaku (Myrtezai), e akuzuar për fshehje të…

6 minutes ago

Ferrari zbulon 296 Challenge Stradale, “bishën” e pistës që mund të qarkullojë edhe në rrugë

Ferrari ka prezantuar modelin e ri 296 Challenge Stradale, një superveturë të frymëzuar drejtpërdrejt nga garat automobilistike, por të homologuar…

15 minutes ago

Miley Cyrus martohet me Maxx Morando në një ceremoni intime në Kaliforni

Këngëtarja e njohur amerikane Miley Cyrus ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj prej katër vitesh, bateristin Maxx Morando, në…

16 minutes ago

338 gjoba që nga nisja e paketës anti-dhunë, sa “peshon” fatura për protestuesit? Vetëm 3 prej tyre kapin vlerën 5 milionë lekë

Policia e Tiranës ka vendosur 338 gjoba, nga momenti i hyrjes në fuqi të Aktit Normativ që parashikon masa ndëshkuese…

22 minutes ago

Studentët shpallin Lëvizjen Studentore Kombëtare: asnjë dialog me Ramën, as tani, as në të ardhmen

Tiranë – Studentët që prej javësh protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës janë organizuar për herë të parë në një…

29 minutes ago