Klubi i Kukësit ka reaguar me ton të ashpër pas ndeshjes Oriku–Kukësi, e luajtur për javën e 11-të të Kategorisë së Parë, duke denoncuar dhunën që, sipas tij, lojtarët dhe stafi i ekipit vendas ushtruan ndaj përfaqësuesve verilindorë.
Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, Kukësi bën me dije se disponon pamje të dhunës ndaj futbollistëve të vet dhe se kishte kërkuar nga zyrtarët e takimit ndërprerjen e lojës pas 45 minutave të para, kërkesë e cila nuk u pranua.
None found
Përveç kësaj, klubi verilindor ka depozituar kallëzim në Stacionin e Policisë së Orikumit.
Në komunikatën zyrtare, Kukësi thotë se e dënon me vendosmëri dhunën e ndodhur gjatë pushimit të pjesës së parë të sfidës KF Oriku–FK Kukësi.
Sipas klubit, teksa skuadrat po shkonin drejt dhomave të zhveshjes, një futbollist i KF Orikut ofendoi dhe goditi anëtarë të stafit teknik të Kukësit. Më pas situata u përshkallëzua, sepse në incident u përfshinë edhe lojtarë të tjerë vendas, të cilët ushtruan dhunë fizike ndaj futbollistëve të Kukësit dhe u shkaktuan atyre dëmtime trupore, shenjat e të cilave janë qartësisht të dukshme.
Kukësi shton se iu drejtua zyrtarëve të FSHF-së të pranishëm në stadium, konkretisht delegatit Sabri Kalleshi dhe vëzhguesit Arjan Mali, duke u kërkuar ndërhyrjen, shqyrtimin e pamjeve dhe marrjen e masave për identifikimin dhe ndëshkimin e përgjegjësve.
Në kushtet e krijuara, pas dhunës dhe dëmtimeve fizike e psikologjike të pësuara nga futbollistët, klubi vlerëson se ishte e pamundur që ekipi të kthehej në fushë dhe të vazhdonte normalisht ndeshjen. Sipas Kukësit, nuk kishte kushte normale për zhvillimin e aktivitetit sportiv dhe as për respektimin e Fair Play-t.
Megjithëse Kukësi kërkoi që takimi të mos rifillonte pa u sqaruar incidenti dhe pa u marrë masat e duhura, zyrtarët e ndeshjes këmbëngulën që skuadra verilindore të rikthehej në fushë. Ata e paralajmëruan se në rast të kundërt do të përballeshin me masa disiplinore, përfshirë humbjen e ndeshjes në tavolinë.
Duke e cilësuar ngjarjen si tepër të rëndë dhe të papranueshme, futbollistët e dëmtuar dhe përfaqësuesit e klubit depozituan kallëzim në Stacionin e Policisë së Orikumit. Po ashtu, u kërkua zyrtarisht ndjekja e të gjitha procedurave ligjore për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, si dhe zbardhja e plotë e rrethanave.
FK Kukësi kërkon gjithashtu nga organet përkatëse të FSHF-së një shqyrtim të plotë e të paanshëm të incidentit, administrimin e pamjeve filmike dhe marrjen e masave disiplinore ndaj të gjithë personave përgjegjës.
“Dhuna nuk ka vend në futboll. Siguria dhe integriteti fizik i futbollistëve dhe stafit duhet të jenë mbi çdo rezultat sportiv”, përfundon klubi verilindor.
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasen Xhensila Kallaku (Myrtezai), e akuzuar për fshehje të…
Ferrari ka prezantuar modelin e ri 296 Challenge Stradale, një superveturë të frymëzuar drejtpërdrejt nga garat automobilistike, por të homologuar…
Këngëtarja e njohur amerikane Miley Cyrus ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj prej katër vitesh, bateristin Maxx Morando, në…
Policia e Tiranës ka vendosur 338 gjoba, nga momenti i hyrjes në fuqi të Aktit Normativ që parashikon masa ndëshkuese…
Tiranë – Studentët që prej javësh protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës janë organizuar për herë të parë në një…
Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut, ndërsa rreth 77…