Rritet për 2.8 për qind prodhimi industrial në Maqedoni për muajin janar

Indeksi i prodhimeve industriale në muajin janar të vitit 2024, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, është më i madh për 2,8 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit janar të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie për 14.2 për qind, në sektorin Industri përpunuese shënon rritje për 8.1 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie për 21.7 për qind.

Rritja në sektorin Industria përpunuese është si rezultat i, para së gjithash, rritjes së prodhimit të reparteve vijuese: Prodhimi i produkteve ushqimore, Prodhimi i pijeve, Prodhimit të tekstilit, Prodhimit të kemikaleve dhe prodhimeve kimike, Prodhimeve të produkteve themelore dhe preparateve farmaceutike, Prodhimi i produkteve nga goma dhe prodhimi i masave plastike, Prodhimi i metaleve, Prodhimi i prokukteve të fabrikuara të metaleve, përveç makinerisë dhe pajisjeve, Prodhimi i pajisjeve elektrike dhe Prodhimi i automjeteve, rimorkiove dhe gjysmën rikomrkiove.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin janar të vitit 2024, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Energjia për 19.7 për qind dhe Prodhimeve kapitale për 41.2 për qind, ndërkaq rënie kemi tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 13.0 për qind, Prodhimet të qëndrueshme për konsum të gjerë për 26.7 për qind, dhe te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 6.8 për qind.


Shtuar 8.03.2024 14:21