I pyetur lidhur me protestat e zhvilluara sot në Tetovë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi vendimin e vitit 2007 për emërtimin e rrugëve në qytet, ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Michalis Rokas, deklaroi se Bashkimi Evropian mbështet vendimet e Gjykatës Kushtetuese si institucioni më i lartë juridik në vend. Ai nënvizoi gjithashtu se, në procesin e integrimit evropian, rëndësi të veçantë kanë edhe çështjet që lidhen me pakicat etnike.
“Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë gjyqësor në shtet. Është thelbësore që vendimet e saj të zbatohen menjëherë. Kjo është ajo që ne mbështesim.
Të lidhura
None found
Po ashtu, çështjet që lidhen me sundimin e ligjit dhe me pakicat etnike përbëjnë një pjesë thelbësore të integrimit evropian, ndaj ne presim që institucionet t’i zbatojnë ato me përpikëri”, tha Rokas.
