Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) vlerëson se përcaktimi i personave konkretë që shkaktuan ndotjen e ujit në Gostivar është i domosdoshëm, por nuk mjafton.
Të lidhura
None found
Sipas RDM-së, ky skandal nuk mund të përfundojë vetëm me ndëshkimin e individëve, pasi përgjegjësia kryesore rëndon mbi një sistem tërësisht jofunksional.
Nga kjo parti deklarojnë se paaftësia dhe klientelizmi brenda institucioneve kanë ndërtuar kushte ku shëndeti publik vihet vazhdimisht në rrezik.
Përgjegjësia personale, thekson RDM-ja, nuk duhet të përdoret për të justifikuar neglizhencën e institucioneve./Telegrafi/
