Categories: maqedoni

“Qytet i Sigurt” do t’u çojë gjoba edhe automjeteve me targa të huaja, njofton MPB

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se sistemi “Qytet i Sigurt” së afërmi do të mundësojë dërgimin e gjobave edhe ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë targa të huaja, transmeton INA.

Ai e dha këtë njoftim në pikën kufitare Tabanoc, gjatë promovimit të fushatës “Drejtoni të pushuar”, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq.

Të lidhura

None found

Gjatë prononcimit, Toshkovski u bëri apel shoferëve të huaj dhe mërgimtarëve që kalojnë transit nëpër Maqedoninë e Veriut, sidomos në Korridoret VIII dhe X, që t’u përmbahen rregullave të komunikacionit.

“Sistemi ‘Qytet i Sigurt’ funksionon dhe do të zbatohet për të gjithë, pavarësisht nëse automjeti ka targa të Maqedonisë së Veriut apo të një shteti tjetër. Së shpejti do të përfundojë edhe faza e dytë e zbatimit, e cila parashikon dërgimin e gjobave për drejtuesit e automjeteve me targa të huaja. Nëse në shekullin XXI nuk gjejmë një mënyrë për t’i dorëzuar këto gjoba, atëherë kemi problem me vetveten”, deklaroi Toshkovski.

Ministri sqaroi se dërgimi i gjobave përtej kufijve është një procedurë e ndërlikuar, por nënvizoi se Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka përgatitur një zgjidhje, e cila pritet të hyjë në funksion shumë shpejt.

Në pesë muaj janë regjistruar mbi 120 mijë shkelje

“Qytet i Sigurt” është vënë zyrtarisht në funksion më 1 shkurt të këtij viti dhe, përmes një sistemi kamerash inteligjente, evidenton automatikisht shkeljet e rregullave të komunikacionit në rrugët e vendit.

Sipas shifrave që prezantoi ministri, deri më 22 qershor janë evidentuar mbi 120 mijë shkelje të rregullave të komunikacionit. Ministria e Punëve të Brendshme vlerëson se ky numër tregon si përmasat e problemit, ashtu edhe kapacitetin e sistemit për të forcuar kontrollin dhe sigurinë në trafik.

Autoritetet presin që zbatimi i fazës së dytë të sistemit të rrisë përgjegjësinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion dhe të ndikojë në uljen e numrit të shkeljeve, pavarësisht nëse bëhet fjalë për shoferë vendas apo të huaj./INA/

të fundit

Vedat Muriqi, arma vendimtare e Fenerbahces që i ka siguruar klubit miliona euro

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është shndërruar në një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Fenerbahces, duke dëshmuar vlerën e…

3 minutes ago

Pochettino zbulon kohën e rikuperimit, Baleba do të qëndrojë jashtë fushave deri në tre muaj

Mesfushori i Manchester Unitedit, Carlos Baleba, nuk do të rikthehet në fushë deri në fund të këtij viti, pasi trajneri…

3 minutes ago

Sveçla: Tre të arrestuar dhe 136 kilogramë marihuanë të sekuestruara në Kaçanik, hetohet edhe një polic

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe…

3 minutes ago

Kurti i kërkon BE-së të mos zvarrisë integrimin: Kosova e meriton statusin kandidat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat dhe…

5 minutes ago

Dinamo dhe Partizani përballen në “Elbasan Arena” në kërkim të pikëve

Dinamo - PartizaniDINAMO 0-0 PARTIZANI“Abissnet Superiore”: Java 13-tëStadiumi: “Elbasan Arena”Arbitër: Klodian ShahiniFORMACIONET ZYRTARE:DINAMO: Teqja; Ismaili, Dita, Aliji, Lorran, Ruci, Qefalija,…

16 minutes ago

Kos: North Macedonia has implemented 56 percent of reforms, will receive 71 million euros

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, deklaroi se Maqedonia e Veriut deri më tani ka realizuar 56 përqind…

16 minutes ago