QMK: Nëntë nga 13 zjarret në hapësira të hapura vijojnë të jenë aktive

Qendra për Menaxhim me Kriza ka bërë të ditur se deri në orën 13:00 në vend janë evidentuar gjithsej 13 zjarre në hapësira të hapura. Sipas të dhënave, 9 prej tyre vazhdojnë të jenë aktive, 3 janë vënë nën kontroll, ndërsa një është shuar plotësisht.

Të lidhura

None found

Flakët aktive janë raportuar në Resnjë, Saraj, Zelenikovë, Çashkë, Bogovinë, Vrapçisht, Novosellë, Strugë dhe Krivogashtan. Në këtë grup përfshihen edhe zjarri në Podmoçan të Resnjës dhe ai në Kopanicë–Radushë të Sarajit, të cilët kanë përfshirë sipërfaqe pyjore.

Ndërkaq, situata në Pelister, ku po zhvillohej zjarri i cilësuar deri tani si më i vështiri dhe më kompleks, është vendosur plotësisht nën kontroll. Në operacionin për shuarjen e tij morën pjesë forca të shumta, mes tyre një helikopter i ushtrisë, aerotraktorë, zjarrfikës nga disa rajone dhe vullnetarë, deklaroi drejtori i DMSH-së, Stojançe Angelov.

Angelov tha se bëhej fjalë për një nga zjarret më të vështira pyjore të këtij sezoni. Sipas tij, synimi ishte shuarja e plotë e flakëve ose, në pamundësi të kësaj, ngadalësimi i përhapjes së tyre dhe parandalimi i depërtimit në pyllin cilësor të Parkut Kombëtar “Pelister”. Në terren ndodheshin zjarrfikësit lokalë nga Resnja, të mbështetur fuqishëm nga zjarrfikës nga Manastiri. Në operacion u përfshinë gjithashtu ekipet e DMSH-së, përkatësisht zjarrfikës me pesë automjete “Pinzgauer”, si dhe grupe zjarrfikësish vullnetarë. Ai bëri të ditur se gjatë mëngjesit kishte kërkuar edhe angazhimin e ekipeve nga “Pyjet Kombëtare”, të cilat do të merrnin pjesë gjatë ditës në shuarjen e zjarrit.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetstarzbetjojobetGrandPashabet TürkiyeHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetlunabetmarsbahis