Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën të ditur se në 24 orët e fundit, deri në orën 07:30, në territorin e Maqedonisë janë evidentuar 20 zjarre në hapësira të hapura.
Të lidhura
None found
Nga këto raste, një zjarr mbetet aktiv, një tjetër është vënë nën kontroll, ndërsa 18 vatra janë shuar. Zjarri që ka rënë në deponinë e Dellçevës konsiderohet nën kontroll dhe po mbikëqyret nga shërbimet përkatëse.
Ndërhyrjet e zjarrfikësve kanë bërë të mundur shuarjen e 18 zjarreve të tjera, të raportuara në komunat Karposh, Petrovec, Butel, Manastir, Bogdanc, Prilep, Dollnen, Kavadar, Negotinë, Vinicë, Zërnovc, Likovë, Kratovë, Rankovcë, Zhelinë, Tearcë dhe Gostivar./Telegrafi/
