Qendra për Menaxhim me Kriza bëri të ditur se deri në orën 13:00 të ditës së sotme janë evidentuar 11 zjarre në zona të hapura. Shtatë prej tyre mbeten aktive, tre janë vënë nën kontroll, ndërsa një është shuar.
Të lidhura
None found
Vatra aktive raportohen në Saraj, Gostivar, Makedonski Brod, Çashkë, Jegunovcë, Prilep dhe Ohër. Në këto zona po digjen pyje të ulëta dhe të përziera, vegjetacion, kullota, fier, si dhe deponi të egra.
Sipas QMK-së, zjarret nën kontroll ndodhen në Dellçevë, Studeniçan, Zelenikovë dhe Pllasnicë, ku janë përfshirë kryesisht pyje të përziera ose deponi. Ndërkohë, zjarri në hapësirën mes Tërnovës dhe fshatrave Bitovë, Zagrad e Strajane ka përfshirë pyll me trungje të ulëta, vegjetacion të ulët, kullota dhe fier.
Është shuar gjithashtu zjarri në fshatin Bansko të Strumicës, ku ishte përfshirë një deponi e egër.
