Një projektligj i paraqitur nga VMRO-DPMNE dhe VLEN parashikon mundësinë që një pjesë e personave të punësuar prej vitesh në institucionet shtetërore me kontrata pune, kontrata autori apo përmes agjencive të punësimit të përkohshëm të kalojnë në marrëdhënie të rregullt pune me afat të pacaktuar.
Bekim Qoku, deputet dhe koordinator i Grupit Parlamentar të VLEN-it, njoftoi se e ka nënshkruar dhe dorëzuar propozim-projektligjin. Ai tha se nisma synon t’i japë zgjidhje një çështjeje që, sipas tij, ka prekur mijëra qytetarë për shumë vite.
None found
“Punonjësit e administratën meritojnë dinjitet dhe siguri. Koha kur ata shfrytëzoheshin si makineri votimi, shantazhoheshin me vendin e punës dhe bukën e gojës, ka marrë fund! Prandaj, ky propozim është edhe një hap drejt dinjitetit dhe sigurisë për të gjithë ata që prej vitesh presin zgjidhjen e këtij problemi”, deklaroi Qoku.
Dispozitat e projektligjit shtrihen në disa pjesë të sektorit publik. Në to përfshihen organet e pushtetit shtetëror, disa institucione publike në shëndetësi, kulturë, mbrojtje të fëmijëve dhe shërbime sociale, si dhe komunat, ndërmarrjet publike, institutet e fondet.
Përfitues mund të jenë ata që kanë kontratë të vlefshme në datën kur ligji hyn në fuqi dhe që e kanë ende atë aktive kur realizohet transformimi. Rrjedhimisht, ligji nuk ua jep automatikisht këtë mundësi të gjithë personave që kanë punuar ndonjëherë me kontratë; duhet të plotësohen kriteret e përcaktuara.
Jashtë fushës së zbatimit, ndër të tjera, janë shoqëritë aksionare, shkollat fillore e të mesme, institucionet e arsimit të lartë dhe ato shkencore, Ministria e Punëve të Brendshme, shërbimet e sigurisë dhe institucionet e tjera të listuara në projektligj.
Pas hyrjes në fuqi të ligjit, institucionet do të kenë 90 ditë për të nënshkruar kontratat ose për të nxjerrë vendimet e punësimit.
Procesi parashikohet të zhvillohet me etapa: kontratat apo vendimet për deri në 50 për qind të personave do të zbatohen menjëherë pas nënshkrimit, ndërsa për pjesën e mbetur afati është 31 dhjetor 2027.
Projektligji përfshin edhe masa për mbrojtjen e punonjësve gjatë transformimit. Kontratat e tyre nuk mund të ndërpriten nga institucionet përpara se të hyjnë në fuqi vendimet e punësimit, përveç rasteve kur ka shkelje të detyrimeve kontraktuale, sipas ligjit.
Nisma ka për synim të adresojë situatën e personave që aktualisht janë të angazhuar për periudha të gjata me kontrata dhe të pengojë përsëritjen e kësaj praktike në të ardhmen.
Projektligji ende duhet të përfundojë procedurën ligjore. Zbatimi i tij do të varet nga miratimi dhe hyrja në fuqi./Shenja.tv
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj ftesës së Presidentit Bajram Begaj për konsultime lidhur…
2 prej protestuesve të lënduar gjatë protestave studentore vijojnë ende të jenë të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës. Burime…
Lotina Haziri dhe reperi Mozzik janë bërë së fundmi prindër për herë të parë së bashku, duke mirëpritur në jetë…
Ish-drejtuesi i Juventusit ka kritikuar përbërjen aktuale të skuadrës, ndërsa ka zbuluar edhe çfarë i ka thënë Gian Piero Gasperini…
Katër burra kanë abuzuar seksualisht me një grua, pasi bashkëshorti i saj i asaj kohe e kishte droguar dhe e…
Një armëpushim i përkohshëm ka hyrë në fuqi në qytetin e Oleshky, në Harkiv të Ukrainës, rajon ky që ndodhet…