Aleanca për Shqiptarët deklaron se gjatë muajve të fundit janë mbledhur raste, statistika dhe ankesa të shumta, të cilat krijojnë dyshime serioze rreth procedurave të punësimit dhe avancimit në institucionet shtetërore.
None found
Sipas ASH-së, VLEN pretendon se ka zbatuar meritokracinë dhe ka realizuar mbi 2.500 punësime e avancime, ndaj duhet të ofrojë transparencë të plotë duke publikuar të dhënat për çdo institucion, konkurs dhe vend pune.
“Rastet, shifrat dhe ankesat që janë grumbulluar prej muajsh ngrenë pikëpyetje të mëdha për mënyrën në të cilën zhvillohen punësimet dhe avancimet brenda institucioneve shtetërore.
VLEN deklaron se ka siguruar meritokraci, përfaqësim dhe mijëra punësime e avancime. Për këtë arsye, le t’i bëjë publike të gjitha të dhënat, veçmas për secilin institucion, konkurs dhe vend pune.
Të dhënat e bëra publike deri më tani, megjithatë, paraqesin një situatë tërësisht ndryshe.
Nga një grup prej 136 punësimesh në institucionet shtetërore, vetëm 5 persona ishin shqiptarë. Një analizë tjetër, që përfshinte 205 punësime dhe avancime, tregoi se vetëm 2 prej tyre ishin shqiptarë. Ndërsa në NOMAGAS, nga 102 punësime të raportuara, shqiptarë ishin vetëm 19.
Edhe rezultatet e publikuara para pak ditësh për Shkollën e Mesme të Policisë treguan se, mes 310 kandidatëve të pranuar, vetëm rreth 9 ishin shqiptarë.
Pavarësisht këtyre shifrave, VLEN pohon se ka realizuar mbi 2.500 punësime dhe avancime”, thonë nga ASH./Telegrafi/
Mbrojtja e viktimave është prioritet, dhuna nuk duhet të jetë objekt i përplasjeve partiake, thonë sot nga Qeveria e Maqedonisë…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur këtë pasdite takimin e rregullt të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe…
Trajneri i Manchester Unitedit, Mauricio Pochettino, ka nisur të planifikojë përforcimet e mundshme për skuadrën dhe në listën e tij…
Kostas Tsimikas pritet të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit të ardhshëm, me Spanjën që po shihet si destinacioni…
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për…
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar për rastin e Erion Veliajt, i cili kërkoi operimin e tij pas thyerjes…