Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli kallëzim penal ndaj drejtuesit dhe pronarit të një personi juridik, si dhe ndaj vetë subjektit juridik, nën dyshimin për shmangie tatimore.
Të lidhura
None found
Rasti lidhet me periudhën 2024-2025, kur dyshohet se nuk është deklaruar dhe paguar kompensimi i përcaktuar me ligj për mbeturinat nga tekstilet e importuara. Shuma e papaguar arrin në 3.852.067 denarë, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit.
Sipas Drejtorisë, personi i parë i kallëzuar, T.D., duke vepruar si drejtues i personit juridik të kallëzuar të dytë, ka synuar me vetëdije dhe qëllim paraprak të siguronte përfitim pasuror të kundërligjshëm për veten dhe subjektin juridik. Gjatë viteve 2024–2025, në kundërshtim me nenet 23 dhe 54 të Ligjit për Menaxhimin e Rrjedhave Shtesë të Mbeturinave, ai nuk e ka deklaruar dhe as paguar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut kompensimin për mbeturinat që lidhej me tekstilet e importuara nga personi juridik i kallëzuar i dytë, në vlerë të përgjithshme prej 3.852.067 denarësh.
Drejtoria bën të ditur se, për të mbuluar mosdeklarimin dhe mospagimin e këtij detyrimi ligjor, më 17.4.2026 i kallëzuari i parë ka nisur pranë Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut procedurën për likuidimin e personit juridik të kallëzuar të dytë.
Nga institucioni shtojnë se veprimet e përshkruara u kanë shkaktuar Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut një dëm të përgjithshëm prej 3.852.067 denarësh.
