Të dhënat e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve, PISA, tregojnë se 15-vjeçarët në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rezultate më të ulëta se mesatarja e vendeve të zhvilluara në matematikë, lexim dhe shkencë. Rezultati mesatar në matematikë ishte 369 pikë, ndërsa në lexim nxënësit morën 342 pikë. Në shkencë, fusha kryesore e vlerësimit për këtë cikël, rezultati mesatar arriti në 378 pikë.
None found
Vetëm 32 për qind e nxënësve në vend kanë kapërcyer nivelin bazë të njohurive në matematikë. Në lexim, këtë nivel e kanë arritur 26 për qind e tyre, ndërsa në shkencë niveli minimal i kompetencës është përmbushur nga rreth 36 për qind e nxënësve.
Rezultatet e PISA-s për vitin 2025 pasqyrojnë një rënie të ndjeshme të performancës në lexim dhe matematikë në nivel global.
Renditjen e leximit e kryesojnë gjashtë vende aziatike, mes tyre Singapori, Japonia, Korea e Jugut dhe Tajvani. Gjermania ndodhet në vendin e 23-të, pak mbi mesataren, ndërsa SHBA-të renditen të 13-at, Polonia e 14-ta dhe Turqia e 16-ta. Në matematikë, Gjermania është në vendin e 26-të, nën mesataren dhe vetëm një pozicion mbi SHBA-në. Shtatë vendet e para në këtë fushë janë aziatike, ndërsa Estonia renditet e 8-ta.
Në shkencat natyrore, Gjermania është renditur e 23-ta, me një rezultat vetëm 2 pikë mbi mesataren. Turqia ka shënuar përmirësim të konsiderueshëm dhe zë vendin e 19-të, duke regjistruar një rritje prej 18 pikësh në krahasim me studimin e vitit 2022.
Rezultatet tregojnë se nxënësit kanë vështirësi në interpretimin e të dhënave të thjeshta dhe në kuptimin e grafikëve në fushën e shkencës. Në lexim, problemi lidhet me nxjerrjen e informacionit edhe nga tekste të thjeshta. Ndërsa në matematikë, ata hasin vështirësi për të kuptuar lidhjen mes njësive dhe çmimit, një aftësi bazë për blerjen e ushqimeve.
Autorët e studimit e lidhin këtë rënie, ndër të tjera, me mbylljen e shkollave gjatë pandemisë së virusit COVID-19. Sipas tyre, ndikim ka pasur edhe inteligjenca artificiale, e cila është shndërruar në një faktor shpërqendrimi dixhital, si dhe mungesa gjithnjë e më e madhe e interesit të nxënësve për leximin e librave.
PISA u zhvillua për herë të parë në vitin 2000 dhe konsiderohet matësi më me ndikim në botë për vlerësimin e performancës arsimore./Alsat/
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, i ka dërguar një mesazh thumbues Real Madridit, pas ankesave të vazhdueshme të “Los Blancos”…
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z.Blerim Isufaj, priti të martën në një takim shefin e ri të…
Teksa sot në orën 17:00 është njoftuar seanca e parë plenare, në të njëjtën kohë do të mbahet protestë qytetare…
Ish-banori i Big Brother VIP 1, Granit Cana, ka rrëfyer disa nga momentet më të vështira të jetës së tij.…
James Rodriguez është pranë rikthimit në futbollin evropian, pasi klubi italian i Serie B, Avellino, është në negociata të avancuara…
Talenti i Bayern Munichut Erblin Osmani ende nuk ka vendosur nëse do ta përfaqësojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar, kështu së…