Petrov: Nga provat dhe ekspertiza është vërtetuar fajësia e shoferit për aksidentin në Bullgari

“U konstatua kategorikisht – nga provat dhe ekspertiza se tragjedia në rrugën “Struma” është shkaktuar nga sjellja e shoferit”, tha hetuesi Mladen Petrov për “BTV” për incidentin me autobus që mori jetën e 45 personave nga Maqedonia.

“Sjellja e shoferit është arsye pse ka ndodhur ajo situatë dhe për të zhvilluar aksidenti që përfundoi me këtë rezultat”, tha Petrov.

Të lidhura

None found

Sipas tij, të gjitha spekulimet për praninë e lëndëve të ndezshme në autobus janë kontrolluar dhe pa mëdyshje është vërtetuar se nuk ka pasur një gjë të tillë.

“Në situatën specifike, largimi i autobusit nga korsia aktive dhe goditja e rrethojës mbrojtëse ka sjellë depërtimin dhe shkatërrimin e elementëve strukturorë, shtypjen e rezervuarit, ngjeshjen e përmbajtjes së tij. Kjo shoqërohet me shkëndija të bollshme të shkaktuara nga fërkimi në të cilin arrihet temperatura dhe presioni i nevojshëm për ndezjen e karburantit”, tha Petrov.

Lidhur me spekulimet se incidenti ka ardhur si pasojë shënimeve në autostradë të Strumës, Petrov shtoi se dukshmëria nuk ka qenë e dëmtuar.


Shtuar 5.02.2022 11:03