Përfundon zjarri në kufirin Maqedoni–Kosovë, ndotja e Shkupit merr fund

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, deklaroi se dita e djeshme ishte ndër më të vështirat e këtij sezoni të zjarreve. Gjatë saj u raportuan mbi 40 vatra, më shumë se 30 prej të cilave u shuan, ndërsa katër vijojnë të jenë aktive.

Të lidhura

None found

Zjarri që për disa ditë qëndroi aktiv në zonën kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës është neutralizuar tërësisht. Sipas Angelov, në asnjërën anë të kufirit nuk ka më djegie, ndaj zjarri nuk pritet të shkaktojë ndotje të mëtejshme në Shkup.

Vatra pranë Miletinës u rindez gjatë natës, por ekipet zjarrfikëse e vunë plotësisht nën kontroll në orët e para të mëngjesit. Megjithatë, për shkak të temperaturave të larta, nuk përjashtohet mundësia e riaktivizimit të saj.

Ndërkohë, zjarri në Nagoriçan të Vjetër, i cili kishte përfshirë një sipërfaqe të gjerë, u shua plotësisht herët në mëngjes. Vatra më problematike e ditës ndodhet pranë Ramnos, në Malin e Zi të Shkupit. Në operacion po ndihmon një helikopter i policisë, ndërsa janë angazhuar disa ekipe të “Pyjeve Kombëtare” dhe 30 pjesëtarë të Ushtrisë.

Aktiv mbetet edhe zjarri pranë Belicës në Makedonski Brod. Zjarrfikësit lokalë ndodhen në terren, i cili është i vështirë për t’u arritur dhe në disa pjesë krejtësisht i pakalueshëm, sqaroi Angellov.

Angelov paralajmëroi se situata mund të ndryshojë gjatë ditës për shkak të temperaturave të larta, ndërsa u kërkoi qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal./Telegrafi/


Shtuar 7.09.2026 17:18

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahispusulabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet