Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha ekskluzivisht për emisionin “Click Plus” në TV21, se Federata Ruse po keqpërdor faktin se qytetarët po protestojnë në mënyrë legjitime kundër propozimit francez.
Sipas tij, situata e sigurisë në Maqedoni sa vjen e po përkeqësohet.
“Ajo që di dhe marr nga autoritetet e sigurisë është se ka elementë që na vijnë nga rajoni… Maqedonia aktualisht është nën sulme hibride të intensifikuara të ngjashme me nivelin që kishim në vitin 2018”, tha Pendarovski.
Ai shton se nuk ka të bëjë fare me protestuesit.
“Palët e treta, konkretisht Federata Ruse, po keqpërdorin faktin se qytetarët po protestojnë në mënyrë legjitime kundër propozimit francez”, theksoi Pendarovski.