Pas VLEN, edhe Lëvizja ZNAM nis takimet për qeverinë e re me VMRO-DPMNE

Ndërkohë që VLEN vazhdon negociatat me VMRO-DPMNE për përbërjen e re qeveritare, Lëvizja ZNAM ka njoftuar se grupet punuese të partisë së tyre u takuan me përfaqësues të VMRO-DPMNE-së ku diskutua për objektivat strategjike, parimet politike dhe platformën politike për bashkëpunim.

“Në ambientet e Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë u mbajt takim për bashkëpunim të grupeve punuese të Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë dhe VMRO-DPMNE në përbërje: Goran Minçev, sekretar i përgjithshëm, Vesna Bendevska dhe gjeneral Pavle Arsoski nënkryetarë I Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë dhe nënkryetarët e VMRO – DPMNE-së, Vllado Misajlovski dhe Timço Mucunski. Në bisedime, përfaqësuesit e Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë insistuan që të gjitha këto përcaktime, si dhe pjesë e programit për zgjedhjet parlamentare “Proklamata për Maqedoni të dinjitetshme” të jenë pjesë e programit të ardhshëm të qeverisë”, thuhet në njoftimin e ZNAM.


Shtuar 26.05.2024 11:30