Parlamenti Studentor i UEJL-së përsërit kërkesën për zhvillimin e provimeve shtetërore edhe në gjuhën shqipe

Parlamenti Studentor i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) i është drejtuar sërish Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar që Provimi i Jurisprudencës dhe provimet e tjera profesionale të mund të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe.

Të lidhura

None found

Kërkesa zyrtare është dorëzuar sot te ministri i ri i Drejtësisë. Studentët shpresojnë që ai ta vendosë këtë çështje në rendin e prioriteteve dhe të ndërmarrë veprime konkrete për adresimin e saj.

“Në emër të Parlamentit Studentor të Universitetit të Evropës Juglindore, sot i dorëzova ministrit të ri të Drejtësisë kërkesën që Provimi i Jurisprudencës dhe provimet e tjera profesionale të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe. Besojmë se, pas marrjes së përgjegjësisë së re, ministri do t’i japë kësaj çështjeje vëmendjen e nevojshme dhe do të ndërmarrë hapa konkretë për një zgjidhje të drejtë”, thuhet në reagimin e studentëve.

Sipas Parlamentit Studentor, kërkesa e tyre ka mbetur e njëjtë që prej fillimit: krijimi i kushteve të barabarta për të gjithë studentët dhe garantimi i respektimit të plotë të të drejtave gjuhësore.

“Kjo nuk lidhet me politikën. Bëhet fjalë për barazinë, zbatimin e ligjit dhe, mbi të gjitha, respektimin e të drejtave të studentëve”, theksohet në njoftim.


Shtuar 10.08.2026 13:43

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomgoldenbahis girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio