Osmani në Sofje në konferencën për BE-në dhe Ballkanin

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pas vizitës në Berlin, sot do të qëndrojë në Sofje ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE, të titulluar “BE-ja takohet me Ballkanin. Mësim nga Ukraina: Zgjerimi evropian – mbrojtje nga lufta”.

Krahas Osmanit, në konferencë është paralajmëruar pjesëmarrja e ministrave të jashtëm të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, si dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska. Atyre do t’u bashkohet komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhey, si dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm i qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach. Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olga Stefanishina do të paraqiten në Konferencën në fjalë përmes video-fjalimit./alsat


Shtuar 26.04.2022 08:48