Operacion policor në lokalet e Gostivarit: 15 gra të huaja të shoqëruara, dy persona të arrestuar

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë bëri të ditur se mëngjesin e sotëm, 30 korrik 2025, midis orës 02:00 dhe 04:00, efektivët e SPB Tetovë – NJPB Gostivar zhvilluan një operacion kontrolli në dy lokale në zonën e juridiksionit të NJPB Gostivar.

Të lidhura

None found

Rreth orës 02:00, në fshatin Çegran, u arrestua M.H., 50 vjeç, nga fshati Forinë i komunës së Gostivarit. Sipas raportimeve, ai sapo pa forcat e rendit para lokalit, mbylli derën kryesore dhe i paralajmëroi të pranishmit të iknin. Megjithatë, falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, në daljen e pasme u bllokua tentativa për arratisje e disa shtetaseve të huaja. Në të njëjtën kohë, në një lokal tjetër në territorin e Njësisë Policore Gallatë, u privua nga liria A.A., 53 vjeç nga Gostivari, pasi gjatë kontrollit iu zbulua një sasi marihuanë.

Gjatë inspektimeve në të dy lokacionet, u konstatua se 15 shtetase të huaja, të moshës 19 deri në 40 vjeç, nga Serbia, Shqipëria dhe Kolumbia, po shfrytëzonin qëndrimin turistik në mënyrë të paligjshme, pra në kundërshtim me qëllimin e lejuar. Prej tyre, 11 u gjetën në lokalin e fshatit Çegran, ndërsa 4 të tjerat në atë të Njësisë Policore Gallatë.

Të gjitha shtetaset e huaja u dërguan në stacionin policor dhe, pas zbardhjes së plotë të ngjarjes, do të procedohen sipas dispozitave ligjore në fuqi, njoftoi MPB.


Shtuar 30.07.2026 11:48

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet