Nëse shteti nuk gjen gaz natyror, banorët e Shkupit do të ngrohen me naftë

Nëse nuk sigurohet gazi natyror për prodhimin e energjisë termike, atëherë ngrohtoret do të punojnë me naftë, thotë drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski. Kreu i EMV-së, nën ombrellën e të cilit tani është ngrohja qendrore e Shkupit, i siguron banorët e kryeqytetit, se nuk ka vend për panik. Kovaçevski thotë se ka alternativa.

“Qytetarët e Shkupit të mos shqetësohen, do të ketë ngrohje. Pyetja e vetme është nëse ngrohtoret do të funksionojnë me gaz natyror apo mundësisht, që është varianti i dytë, jemi të pajisur me pajisje, dhe me sasi të karburantit dizel, që të ketë furnizim të pandërprerë me energji termike”, deklaroi Vasko Kovaçevski, Drejtor i EMV.

Sipas informacioneve, gazi natyror për ngrohje ka deri në 1 nëntor. Për ngrohtoren Shkup-Veri, prej ku kanë kërkuar ndihmë shtetërore, Kovaçevski thotë se janë në negociata për arritjen e marrëveshjes. Ngrohtorja Shkup Veri njoftoi se kanë nevojë për ndihmë shtetërore, në të kundërtën pa ngrohje do të mbeten 500 amvisëri dhe 13 institucione publike si çerdhe, shkolla dhe objekte shëndetësore. /Alsat.mk


Shtuar 20.10.2022 17:03