Debat i nxehtë në Strasburg për gjuhën dhe identitetin maqedonas.
“Ju theksoj se Këshilli i BE-së doli me qëndrim ku thuhet qartë se Maqedonia duhet ta ndryshojë Kushtetutën e saj dhe të fillojnë në mënyrë reale negociatat për anëtarësim. Ata e dinë këtë.”- tha Aleksandar Jordanov, Eurdeputet.
Deputetja maqedonase me përgjigje duke e mbrojtur gjuhën dhe identitetin. Thirri që të hetohet se si Bullgaria i jep pasaportat personave me adresë të njëjta.
“Ju as mua as bashkëqytetarëve të mi nuk mund të na tregoni se flasim në gjuhë të gabuar. Unë jam maqedonase, e flas gjuhën maqedonase, jetoj në Maqedoni, tani e quajtur Maqedonia e Veriut dhe ky është identiteti im. I njoh bashkëqytetarët e mi shqiptarë, turq madje edhe bullgarë nëse i ka. Maqedonia është shembull për shoqëri multietnike, këtu janë koleget tona që mund ta vërtetojnë këtë. Tani u paraqit një problem, për shkak të pritjes së gjatë, problemi ka të bëjë me marrjen e pasaportave bullgarë që sa për fillim të blihet një makinë xhip, e pastaj të shkohet në Europë. Ju keni pasaporta europianë që janë regjistruar në një shtyllë elektrike në një qytet bullgar. Ju keni pasaporta bullgarë që janë dhënë në mënyrë jolegale dhe kjo duhet të hetohet në të ardhmen dhe ky është problemi juaj që duhet ta zgjidhni.”- deklaroi Sonja Mirakovska, deputete në Kuvendin e Maqedonisë.
Me reagim doli koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Ai tha se vërteta del në pah dhe se vetëm qeveria e Maqedonisë nuk mund ta shohë ose nuk do që ta shohë, siç tha, politikën mohuese dhe asimiluese ndaj Maqedonisë, popullit maqedonas dhe gjuhës maqedonase.
“Edhe pse në mënyrë deklarative vazhdimisht na bindin se gjuha maqedonase është e mbrojtur, përfundimisht shohim se kjo nuk është e vërtetë. Këto janë vetëm dëshira boshe, kjo është tashmë politika zyrtare e Bullgarisë ndaj Maqedonisë, që gjatë ditës së djeshme edhe një herë e konfirmoi përmes amendamenteve të Komitetit të përzier parlamentar në Strasburg, të dorëzuar nga eurodeputetët bullgarë të cilët kërkuan fshirje të gjuhës maqedonase.”- tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.
Komiteti i përzier për herë të parë po mbahet pasi Maqedonia i filloi negociatat për anëtarësimin në BE.
“Përkrahja juaj, partneriteti dhe këshillat do të çmoheshin më shumë në përgatitjet tuaja për skriningun dypalësh, për shkak se një prej sferave të reja, “funksionimi i institucioneve demokratike” në klasterin 1 – “Themelet”, që është më e rëndësishme se aderimi, si dhe nënfusha për funksionimin e parlamenteve në institucionet demokratike.”- pohoi Bojan Mariçiq, Zv/Kryeministër për Çështje Ekonomike.
Në Strasburg sot në tryezë janë edhe temat për krizën energjetike, marrëdhëniet të mira fqinjësore, bashkëpunimi rajonal dhe raporti për dialog Zhan Mone./tv21