Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka bërë të ditur se ndërtimi i Parkut të Haraçinës po ecën me ritëm të shpejtë. Ky projekt synon t’i ofrojë komunitetit një ambient bashkëkohor për çlodhje dhe argëtim.
Të lidhura
None found
Gjatë fazës aktuale, po ngrihen strukturat kryesore si këndi i lojërave për fëmijë, një palestër në natyrë, stadiumi, shatërvanët e shumtë dhe rrjeti i shtigjeve për këmbësorë e çiklistë. Këto elemente, së bashku me përmbajtje të tjera rekreative, do ta kthejnë parkun në një hapësirë shumëfunksionale dhe moderne.
Duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të institucionit që drejton, Beqiri vuri në dukje se ky investim është dëshmi e përkushtimit për rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbra në komunë.
“Haraçina nuk ndryshon me fjalë, por me punë. Ky është vetëm një tjetër hap drejt një komune më të rregullt, më të gjelbër dhe më të bukur”, u shpreh ai në njoftimin e tij.
